• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ENDRI KAJSIU/ Albin Kurti, studenti që iu kundërvu Milosheviçit, del kundër studentëve për një karrige
Home
Blog

ENDRI KAJSIU/ Albin Kurti, studenti që iu kundërvu Milosheviçit, del kundër studentëve për një karrige

February 4th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Albin Kurti, pësoi një fiasko të turpshme sot në Tiranë, kur tentoi t’i bashkohej opozitës shqiptare në orvatjen e saj të bllokimit të Universiteteve.

Kurti, “de facto” lideri i opozitës kosovare, vizitoi Fakultetin e Shkencave Sociale, për të shprehur mbështetjen e tij ndaj pedagogëve që kanë shpallur një grevë.

Megjithatë, takimi në të cilin ishin ftuar “sa më shumë studentë”, dështoi pasi në sallën ku Kurti duhet të fliste nuk kishte pothuajse asnjë të pranishëm.

Kjo lëvizje mund t’i kushtojë shumë në anën personale kreu të “Vetëvendosjes”, që i hyri rrugës së politikës në vitin 1997, kur si student iu bashkua protestave të Unionit Studentor të Prishtinës, që kundërshtonin rregjimin e Milosheviçit.

Ndër vite, “Vetëvendosje” është përpjekur të forcojë forcën e saj tërheqëse ndaj të rinjve duke shfrytëzuar pikërisht këtë imazh të liderit tyë saj.

Megjithatë, vizita e tij e sotme në Tiranë tregon se interesi numër një i kësaj force politike dhe lideri të saj është pushteti, e studentët, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, shihen vetëm si një instrument për marrjen e karriges.

Greva e shpallur nga një grusht pedagogësh me lidhje familjare apo politike me PD ka ngritur një numër kërkesash që në rast realizimi, do të zhbënin arritjet e realizuara përmes Paktit të Universiteteve.

Pika e tretë e parashtruar nga “grevistët” është zhbërja e VKM-ve të 26 dhjetorit.

Këto janë pikërisht VKM që përmbushin kërkesat e studentëve dhe zhbërja e tyre do të thotë zhbërje e plotë e Paktit të Universiteteve.

Një prej kërkesave kyçe të pedagogëve është që të anullohet përgjysmimi i tarifave të studentëve, që janë gjithashtu pjesë e këtyre VKM-ve. Kjo bie ndesh me interesin e pothuajse 100 mijë studenteve shqiptare.

Përveç Mark Markut, ish-deputet i Partisë Demokratike dhe Arlind Qorrit, themelues të një organizate neokomuniste, pedagogë të tjerë që po përpiqen të mbajnë peng mësimet janë:

1.Orinda Malltezi, motra e Jamarbër Malltezit.

2. Argita Berisha, vajza e Sali Berishës që i ka dërguar një sms pedagogëve të Juridikut duke i kërkuar që të hyjnë në grevë.

3. Rezart Prifti, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

4. Jani Merka, drejtues i Partisë Politike “Organizata Politike”.

5. Adriana Anxhaku, që e ka fituar pa konkurs vendin e punës, me titull dhe doktoraturë të marrë jashtë kritereve, me plagjiaturë.

6. Theodhori Karaj, pa arsim përkatës, me diplomë në Gjuhë Letërsi, dhe e bija Stela Karaj, pra në një fakultet babë e bijë.

7. Edmond Rapti, dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, ish- zëvëndës i Dhori Kules.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANALIZA/ Si po e mban nën kontroll Trumpin një grup kriminal i lidhur me Rusinë
Previous article FLOGERT MUÇA/ Kur "revolucionari" i Kosovës i bashkohet PD-LSI-së

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k