• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
EMIRJON SENJA/ Pagesa për tangerllek dhe faturat e pushimeve në jug
Home
Blog

EMIRJON SENJA/ Pagesa për tangerllek dhe faturat e pushimeve në jug

July 26th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Ne rrebeshin e faturave te cmendura (!) prej plazheve te jugut me lejoni t’i shtohem edhe une komentuesve te shumte per kete teme, por kesaj radhe jo per t’u ankuar.

Keto dite jam duke bere pushimet e mia modeste me familjen ne Borsh. Hera e pare qe vij ketu pas disa vitesh qendrim disa km me siper.

Vija e gjate e bregut te jep mundesine qe te zgjedhesh mes nje cadre nen zhurmen e tingujve “se di ku je msu por jo me ket çik” apo cadres tende ne rehati dhe intimitet te plote atje tej ku mund ta mbushesh termusin me cte doje kokrra e qefit 🙂sidomos per ata qe kane femije me vete.

Ne lidhje me cmimet jam surprizuar per mire.
Kafe: 70-80 L
Makiato:90 L
Uje: 90 L
Spaghetti: 450-650 L
Akullore magnum: 160 L
Peshk koc: 800-900 L personi
Omlete 🙂 : 200 L

E keshtu me radhe ku pak a shume jane cmimet e Tiranes.

Tangerlleku paguhet. E kush ka portofol per te paguar nje cader 1500 leke, paguan edhe omleten 800 leke 🙂

Megjithate, problemi i turizmit tone nuk jane cmimet, por infrastruktura dhe kultura e te sherbyerit dhe jetuarit me turizmin.

Kjo na ka bere qe me se shumti te vizitohemi nga nje profil tjeter turistesh krahasuar me ata qe prenotojne hotelin, presin bileten, bejne valixhet gati dhe e ndajne mendjen per te qetesuar trute nje apo dy jave ne Shqiperi.

Turisti qe vjen ne Shqiperi eshte nje turist aventurier qe bredh gjysmen e Europes me nje cante shpine dhe pasi eshte nisur me makine a motorciklete nga Polonia, Cekia, Sllovenia e gjetke, i bie te kaloje edhe ketej pasi ka shetitur Kroacine dhe Malin e Zi.

Ky lloj turisti nuk ka pritshmeri te medha, aq me teper kur mendon (sipas atij) qe ndodhet ne Shqiperi.

Ai mjaftohet me nje cati mbi koke, shtroje, ndonje gje per te ngrene, nje anglishte cope nga pronaret familjare te bujtinave ku qendrojne per nje ose dy nete dhe ben nje greate review ne booking gjate aventures per me ne jug te Europes.

Kjo s’na ndihmon aspak per te permiresuar sherbimin e infrastrukturen e aq me pak per te patur turizmin mje sektor strategjik.

Se keta kalojne njehere dhe s’dihet kur kthehen me.

Sfida jone mbetet te joshim llojin e pare te turistit se keta te dytet ne xhep i kemi per aq kohe sa do te shihemi si vend aventurash 🙂

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKËNDER MINXHOZI/ Pse një ligj special për të rigjykuar proceset e korruptuara?!
Previous article MILICA ANDRIÇ/ Pasaportat dhe qytetarët e rangut të dytë në Kosovë

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k