Çfarë kuptimi ka deklarata e Presidenti Vuçiç se Serbia ka përpara një periudhë të vështirë dhe se për Kosovën nuk ka zgjidhje të mirë? Analistët nuk bien dakord për zgjidhjet. Ndërsa disa besojnë se për Kosovën po përgatitet karrigia për OKB, të tjerë mendojnë se në këtë moment zgjidhja më e mundshme është ajo e marrëveshjes juridiko-detyruese, pa njohje formale.
“Nuk mund të ha asgjë. Ka netë të tëra që nuk flej. Na pret një punë e vështirë politike. Nuk do ta kemi të lehtë në të ardhmen“, tha Presidenti Vuçiç dje në Berlin.
Që Serbinë e pret një e ardhme e vështirë politike, presidenti ka një muaj që na paralajmëron, qëkur është kthyer, sikurse e ka thënë edhe vetë, nga bisedat zhgënjyese të marsit në Nju Jork.
“Kjo është pjesë e paraqitjes së tij folklorike me të cilën tregon sesa të vështirë e ka ai vetë, dhe në këtë rast luan me kartën, sipas së cilës çfarëdo zgjidhje të arrijë, dhe çfarëdo që të fitojë në këtë deal-in kosovar, të gjithë duhet të marrin frymë të lehtësuar duke menduar se ishte e vështitë, por që ja ia arritmë të fitojmë edhe këtë”- mendon gazetari i Dojçe Veles Nemanja Rujeviç.
“Do të kemi shumë të vështirë, dhe nuk ka zgjidhje të mirë për ne në lidhje me çështjen e Kosovës”, ka thënë Vuçiçi.
Se cilat janë këto zgjidhjet e vështira në tryezë, presidenti nuk na e zbulon. Gazetari i Dojçe Veles mendon se në lojë është modeli i “dy Gjermanive”.
“Në rastin tonë, Kosova do të mund të bëhej anetare e OKB-së, ndoshta edhe mund të shkëmbehen ambasadorë, nuk do të bllokojmë njëri tjetrin në organizata të ndryshme”, mendon Rujeviçi.
Dragan Gjukanoviçi nga Fakulteti i Shkencave Politike ndërkohë beson se, anetarsia e Kosovës në OKB ende nuk është në rendin e ditës.
“Mendoj se kjo është një çështje në të cilën nuk do të këmbëngulet, ose më mirë të themi do të vijë në një fazë tjetër, por mendoj se gjithsesi, duke pasur parasysh marrëdhëniet globale disi të tensionuara me të cilat po përballemi në ditët e sotme dhe problemit që kjo gjë të realizohet kaq lehtë madje edhe me miratimin e Serbisë, mendoj se në këtë nuk do të këmbëgulet”, thotë Gjukanoviçi.
Por do të këmbëngulet në marrëveshjen juridiko-detyruese mes Beogradit dhe Prishtinës, për këtë nuk ka më askush dilemë.
“Mendoj se Gjermania në këtë kontekst do të japë një mbështetje të rëndësishme në mënyrë që sa më parë të arrihet deri te marrëveshja juridiko-detyruese mbi normalizimin e cila nuk ka për të nënkuptuar ajo që shpesh konsiderohet si njohje formale e të dyja palëve, por do të vendoset njëfarë modeliteti bashkëpunimi pa njohje formale”, thotë Gjukanoviçi.
Analistët e presin këtë marrëveshje deri në fund të këtij viti dhe në këtë kontekst e shqyrtojnë të ashtuquajturën “ofensivë diplomatike” të Beogradit zyrtar.
*Analizë e TV rajonal N1. Publikuar ne TV N1.
Leave a Reply