• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
ELVIN LUKU/ “Provokacija” e Mustafa Nanos: Një replikë me Armand Shkullakun
Home
Blog

ELVIN LUKU/ “Provokacija” e Mustafa Nanos: Një replikë me Armand Shkullakun

February 22nd, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Dy ditë më parë kryeministri Edi Rama ishte pjesë e programit më të ri “Provokacija” të gazetarit dhe opinionistit të njohur, Mustafa Nano, në ABC News.

E ndoqa me shumë kërshëri, pasi Nano ka një stil krejt unik në bisede, që e identifikon në raport me programet e tjera talk show në treg. Aq më shumë që ai mendon dhe për improvizimin e një interviste në dukje spontane për sytë e shikuesve, çka më intrigon edhe më shumë nga pikëpamja profesionale.

Edhe këtë herë opinionisti-moderator nuk më zhgënjeu! Ndonëse pak vulgare nga këndvështrimi estetik, plani hapës i intervistës ishte ai i dy palë këmbëve (atleteve) mbi tavolinë, që u shoqërua me një monolog hyrës së drejtuesit të emisionit, mbi atletet e famshme të kryeministrit, që kohët e fundit ka zënë hapësira të tëra në gazetat, televizionet e portalet vendase e të huaja.

Shkurtimisht, tema që u trajtuar ishte “look-u” i kreut të qeverisë, Edi Rama dhe ndikimi i tij në politikëbërjen lokale dhe atë ndërkombëtare.

Pas këtij programi, atletet e kryeministrit i dhanë po kaq jehonë dhe “Provokacijes” së Mustafa Nanos, i cili po ashtu pushtoi gazetat, portalet dhe rrjetet sociale. Madje, ky program tërhoqi dhe vëmendjen e një tjetër analisti të njohur, si Armand Shkullaku, i cili i kushtoi një opinion të tërë “dështimit” të Ramës për të shfaqur veten e tij, në një intervistë intime, përtej show-t të zakonshëm politik.

Qasja e dy analistëve, i pari me emisionin ndërsa i dyti me “lapsin” e tij, ishin një “provokacija” për mua si shikues, lexues por dhe si gazetar.

Përse?!

E para, sepse pesha e rëndë e logos “Provokacija” për nga mënyra sesi vijoi biseda në studio me kryeministrin Rama më ngjau si një “Gudulisje” me Mustafa Nanon, një bisedë-llustër që s’bëri asgjë tjetër veçse “çoi sërish ujin në kopshtin” e kreut të qeverisë;

Së dyti, sepse veshja e Ramës, në gjykimin tim, do të përbënte lajm dhe do ishte temë e denjë për një diskutim 30-minuta në prime-time, nëse ajo do të ishte vetëm formale, sikurse parashikon kodi i veshjes së një kryeministri. Fakti që ai herë pas here “ngacmon” opinionit publik me atlete apo poture, janë mëse normale për karakterin dhe profilin e tij;

Së treti, përtej shpirtit opozitar të Shkullakut ndaj kryeministrit, me të cilin unë jam përgjithësisht dakord, duke fokusuar kritikën te paaftësia e Ramës për të shfaqur vetveten, zhvendoset vëmendja ndaj kësaj puntate-propagandë, çka në gjykimin tim ishte thelbi i çështjes që duhet të na shqetësonte të gjithëve ne si gazetarë.

Duke patur një tjetër opinion për peshën e mendimit të Mustafa Nanos, të ngulitur edhe për shkak të qëndrimeve radikale ndaj një ish kryeministri, mbeta i habitur nga gazetaria e tij rozë përballë një kryeministri në detyrë!

Po ty nuk të habiti ndopak Shkullak?!

“Gudulisja” e Mustafa Nanos ishte, në fakt, “Provokacija” e vetme që ai na ofroi në gjysmë ore intervistë me Edi Ramën…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 42 MILIONË dollarë që një orë të zgjasë 10 mijë vite
Previous article SKËNDER S. KAPITI/ VETTING nuk do të thotë amnisti për të kriminalizuarit

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k