• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ELJO HYSKO/ Dy protestat e Kukësit
Home
Blog

ELJO HYSKO/ Dy protestat e Kukësit

April 2nd, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Qytetarët në çdo demokraci kanë të drejtë të shprehin pakënaqësitë e tyre në protesta. Cilado qoftë forma e saj e qetë apo revoltë, paçka se dhuna asnjëherë nuk është zgjidhja më e mirë, nuk më shqetëson dhe aq shumë perveçse në rastin kur ka një axhendë të fshehur e cila kërkon të shfrytëzojë problematikën e një komuniteti për qëllime të mbrapshta. E dje në protestën e Kukësit e pati një të tillë nga PD dhe LSI.

Dje në Kukës patëm dy protesta. Aty protestuan qytetarë të Kukësit të cilët e gjykojnë tarifën për mirëmbajtjen e rrugës si të lartë e që jam i bindur se do të protestonin njësoj edhe përpara disa vitesh kur tarifën tentoi ta implementonte qeveria Berisha, i cili asnjëherë nuk dinte të mbante përgjegjësinë e vendimeve të vështira që duhet të marrë një kryeministër, por si një populist rrace kërkonte t’i shmangej e ju shmang me çdo formë, ashtu sic protestuan dhe sot kur qeveria drejtohet nga Edi Rama. Këta janë qytetarët e thjeshtë, të cilët protestuan paqësisht duke ushtruar të drejtën e tyre kushtetuese, të cilët nuk ishin atje si militantë të një force politike e për të cilët ndaj veçse respektin më të sinqertë.

Paralelisht me protestën e qytetarëve të Kukësit pati dhe një protestë të dhunshme të organizuar nga forca politike të cilat shfrytëzuan këtë moment për të përfituar dhe për të krijuar një kauzë e cila do të tërhiqte vëmendjen nga situata e mjerë ku ata gjenden si opozitë.

Ata po përpiqen të krijojnë perceptimin se janë të njëjtë me protestusit e vërtetë kuksianë e më pas, për ta sjellë atë si një qëndrim edhe ndaj të gjitha çështjeve që sot janë në vëmendje.

Dje PD dhe LSI tentuan të unifikohen me ata qytetarë të cilëve u vodhën qindra miliona euro pikërisht nga ndërtimi i asaj rruge.

Dje LSI na u shit si forcë politike të cilën e shqetëson gjendja ekonomike e kuksianëve, e që sapo të vijë në pushtet do të bëj çmos për t’i ndihmuar!

Dje Sali Berisha dhe Lulzim Basha na u shitën si persona të cilët nuk e kanë çuar asnjeherë në mendje se tarifimi do të ishte një proces i natyrshëm, ashtu sic ndodh në cdo praktikë europiane, kur fare mirë dihet se është nisur pikërisht nga ata.

Dje në flakët e Kukësit u tentua të digjen shumë problematika e shqetësime të opozitës si: rrjedhjet nga rradhët e tyre, vjedhjet për të cilat po akuzohen cdo ditë e më shumë zyrtarë të tyre; tentohet të digjet vjedhja që ata i bënë kombit me qindra miliona euro nga kjo rrugë; tentohet të digjet perceptimi mbi paaftësinë e tyre në qeverisje; tentohet të digjet lufta dhe frika që kanë nga reforma në drejtësi; tentohet të digjet debati për cdo gjë që ata kanë bërë gabim, të gjitha këto për të cilat shqiptarët, e si asnjehrë më parë edhe vetë kuksianët i ndëshkuan me votë në 25 qershor.

Kam bindjen se qytetarët e Kukësit nuk do të lejojnë shfrytëzimin politik të shqetësimit legjitim të tyre dhe do të distancohen nga këto akte të dhunshme, të cilat në asnjë moment nuk kanë pasur për qëllim përcjelljen e problemeve por janë nxitur dhe realizuar pikërisht nga ata të cilët duan të djegin gjithë problematikat dhe paaftësinë e tyre në flakët e Kukësit.

Kam bindjen se ai grupim protestuesish që përfaqëson realisht atë qytet, përvecse uljen e tarifës apo lehtësira të cilat faktikisht janë përfshirë në kontratë e që duhet të komunikohen më qartë, do kërkojnë drejtësi për ato qindra milion euro që Basha dhe Berisha ju vodhën. Njëra nuk shkon pa tjetrën.

*KRYETAR I FRESSH

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KLAUDIA MALAJ/ Pse protesta e Rrugës së Kombit mori ngjyrim politik?
Previous article MERO BAZE/ Puçi i Erdoganit kundër Haradinaj, më i dokumentuar se ai i Gulenit kundër Erdoganit

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k