• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

April 1st, 2023
  • HOME
ELDA SHABANI/ Teoria e Matisë dhe perëndimi
Home
Blog

ELDA SHABANI/ Teoria e Matisë dhe perëndimi

March 20th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Lindja dhe Perëndimi në konceptin tonë paraqesin dy gjëra të ndryshme, pavarësisht koshiences së plotë se në këtë rast jemi viktimave të steriotipeve dhe mendësive kolektive. Megjithatë, historia, edhe ajo e vonë, ka dëshmuar teorinë e Matisit teksa i shpjegonte një miku mënyrat e vizatimit të një peme; me anë të imitimit siç mësohet në shkollat evropiane dhe me anë të ndjenjës siç sugjeron orienti.

Lindja gjithmonë ka ushtruar një ndikim të fuqishëm për kontinentin evropian, duke i dhënë një plotësi të pakufizuar dhe një imagjinatë artistit perëndimor. Në vetvete është një trillim i Perëndimit dhe si i tillë orienti për shumë zbulues të hershëm, tregtar apo dhe artist ishte “parajsa mbi tokë” e veshur me mister ekzotik. Jo rastësisht, artistët të shekullit të njëzetë, si Auguste Renoir e Henri Matisse filluan të krijojnë portrete të femrës së veshur me kostum oriental.

Ajo shfaqej në faza të ndryshme të zhveshjes, e ulur ose e mbështetur me elegancë në një poltron luksoz dhe ekzotik, rrethuar me suvenire dekorativë të mbushur me detaje, ngjyra të ndritshme e kontraste, duke përçuar një atmosferë të ngrohtë tepër joshëse dhe unike. Simbolet vizuale dhe fantazinë e ikonografisë kineze e japoneze, shumë prej artistëve të shek. 19-të e kanë quajtur Bukuri e egër, të padepërtueshme, ose Bukuri e paprekshme. Shoqëria evropiane e asaj kohe e për më tepër elita dhe kritikët e artit filluan ta shihnin veshjen orientale si një formë të mirëfilltë arti.

E panjohur dhe shumë delikate, ajo provokonte polemika dhe paralelisht ndjellte romancë, një eksplorim që të lë pa frymë. Për herë të parë, disenjatorët e modës, të suprizuar nga imagjinata dhe autenticiteti që i karakterizonte, u njohën më gjerë më kulturën kineze dhe në përgjithësi atë lindore, duke e shndërruar veshjen në një vepër origjinale të tyren. Ishte një pikë kthese në mënyrën se si kritikët e artit filluan të shihnin modën apo sesi stilistët interpretuan simbolet vizuale orientale për të krijuar një version fantazi. Fustani perëndimor u pasurua me pëlhura, motive vizuale e silueta, duke u bërë më i preferuar dhe më joshës për femrën e perëndimit.

Shekulli i nëntëmbëdhjetë solli një model të ri për veshjen perëndimore. Mëndafshi nga Kina, shalle dhe pizhame nga India, kimonotë nga Japonia, djellaba-s nga Afrika e Veriut, pa përjashtuar motive arkitekturore lindore, mobilje, arte dekorative, frymëzuan në mënyrë të veçantë një elitë evropiane, e cila ndërtoi një estetikë të bukurisë për të plotësuar shijet dhe dëshirat e tyre të uritura në shekullin më të rëndësishëm përsa i takon artit dhe kulturës.

Edhe sot, stilistët e perëndimit, vazhdojnë t’i referohen skenave më të njohura të orientalizmit- në njohjen e thellë të kulturës së tyre duke e transformuar veshjen si mjet komunikimi midis lindjes dhe perëndimit, frymëzuar nga ngjyrat acide, fantazi dhe detaje pafund, por mbi të gjitha si një formë e mirëfilltë e artit. Vet arti evropian mësoi thelbin e jetës –Të kapësh jo vetëm pamjen e jashtme të një subjekti, por edhe thelbin e saj të brendshëm – energjinë, forcën e jetës, shpirtin e tij.

  • Tags
  • elda-shabani
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTUR AJAZI/ I ke bërë të gjithë si vetja Lul
Previous article Bolt, Obama dhe Gangnam Style: Kjo grua “i ka përcjellë” të gjithë

Redaktor2

Related Posts

ARTUR AJAZI/ E djathta në Shqipëri, si parti leniniste Blog
March 30th, 2023

ARTUR AJAZI/ E djathta në Shqipëri, si parti leniniste

LUTFI DERVISHI/ Largimi Kiarës, shenjë e kiametit Blog
March 26th, 2023

LUTFI DERVISHI/ Largimi Kiarës, shenjë e kiametit

FRROK ÇUPI/ Lana e mallkuar shënjon fatin e PD-së Blog
March 22nd, 2023

FRROK ÇUPI/ Lana e mallkuar shënjon fatin e PD-së

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
ALFRED PEZA/ “Këshilla një gazetari" për Alketa Vejsiun

ALFRED PEZA/ “Këshilla një gazetari" për Alketa Vejsiun

OP-ED Feb 7th, 2020
FALEMINDERIT "heronjve të heshtur". Budallai mbaron ku fillon... HEROI Aktualitet

FALEMINDERIT "heronjve të heshtur". Budallai mbaron ku fillon... HEROI

Mar 27th, 2020
SKËNDER BRATAJ/ Shoferi që kërkon të bëhet deputet Aktualitet

SKËNDER BRATAJ/ Shoferi që kërkon të bëhet deputet

Nov 19th, 2020
Kush është kryesharlatani? Koloneli i Detit i përgjigjet Berishës: Pakti i fshehtë që bëre ti… Blog

Kush është kryesharlatani? Koloneli i Detit i përgjigjet Berishës: Pakti i fshehtë që bëre ti…

Mar 7th, 2018
JONAS DRIEGDER/ Sa ndikim ka realisht Rusia mbi Gjermaninë? Blog

JONAS DRIEGDER/ Sa ndikim ka realisht Rusia mbi Gjermaninë?

Jul 30th, 2018
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k