• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

March 31st, 2023
  • HOME
ELDA SHABANI/ Si bukuria bashkon dy Princeshat Lady D. me Sisin
Home
Blog

ELDA SHABANI/ Si bukuria bashkon dy Princeshat Lady D. me Sisin

May 31st, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Mëngjesi në Vienë, në ajrin e pastër, në rrugët madhështore me statuja të mrekullueshme, një qytet ku lënë gjurmën e vet monumentale perandoria e Habsurgëve, ti ndjen fuqishëm sharmin , shkëlqimin fantazinë e një epoke. Muzika e shekullit të 19-të duket sikur të shoqëron e të përqafon së bashku me aromën e trëndafilave shumëngjyrëshe të cilat kërcejnë me një ndroje dhe elegancë valsin e Danubit, apo simfoninë e Bethovenit, Moxartin dhe të Strausit.

E gjendur në këtë atmosferë kaq të dashur me lule të freskëta, duke shëtitur nëpër parqet romantike të Schönbrunn, krejt ndryshe nga çdo gjë tjetër në të gjithë Evropën me një ndikim të fortë të Orientit, nuk ka si të mos biesh në dashuri me portretin e Winterhalter të princeshës austriake dhe mbretëreshës së Hungarisë Elizabet, e njohur ndryshe me emrin e saj popullor, Sisi. Në portretin e saj të bien në sy flokët e saj të gjatë deri në gjunj, gështenj, të cilat i shkëlqejnë nga yje dimantesh dhe një kurore me gurë të çmuar dhe perla. Ajo është një krijesë e lluksit e veshur me një fustan, të qëndisur me gurë të çmuar dhe perla, një bukuri përrallore, një fantazi. Ajo edhe sot mbetet nje nga bukuritëe e rralla mbreterore të Europës. E martuar me mbretin Franz Jozef, mbretëresha me histori pak të njohur Sisi, rrembeu zemrat e njerëzve të saj duke u quajtur “mbretëreshë zanash.”

Por thellë shkëlqimit dhe bukurisë rritej një personalitet shume kompleks.Në Vjenën e mesit të shekullit të nëntëmbëdhjetë, sallat e Pallatit të Hofburgut gumëzhonin jo vetëm nga ballot dhe valsi i famshëm vienez, por edhe nga intrigat, tundimet, rivalitet. Kështu, Sisi e mbytur dhe e lodhur nga rregullat strikte protokollare të oborrit perandorak si dhe të një martese të trazuar, izolohet edhe më shumë në dhomën e saj duke shkruajtur poezi.

Një shpirt i lirë dhe pasionant, ajo gjen ngushëllim në Budapest. Atje ajo kalëronte me kuajt e saj të dashur dhe gëzonte vizitat nga politikani hungarez, Konti Andrássy, njeriu me të cilin ajo padashur ra në dashuri. E gjendur mes dilemës së dashurisë dhe humbjes, përkushtimit dhe sfidës, Sisi lufton kundër dëshirave kontradiktore te saj. Në kohën e shkatërrimit te monarkisë, ne epokën romantike, të paqëndrueshme mbi të cilën ajo kryesoi, Sisi lufton për të mbrojtur të drejtën e saj në fron pranë bashkeshortit, për të fituar dashurinë e popullit të saj dhe botës, dhe për të ruajtur një perandori. Por në fund, a mundi ajo të shpëtojë veten?

Ajo u nda nga jeta duke e ditur se jeta e nje zane nuk ka një fund të lumtur siç na e mësojnë përrallat. Edhe në kohët moderne të shek. XXI, Princesha e Uellsit, princesha e zemrave, Lady Diana në orët e saj më të errëta, mund të gjente ngushëllim dhe një mike të zemrës, tek princesha Elisabeth nga Austria. Të dyja jetonin jetë të ngjashme, edhe pse i ndante një shekull. Të dyja ishin martuar me oborrin mbretëror në një moshë të re. Pasionante dhe romantike, të bukura dhe të brishta, rrëmbyen zemrat e njerëzve. Që nga momenti i daljes në publik gjatë ceremonisë martesore të dyja princeshat e deri në fund të jetës së tyre u kthyen në ikonë globale të modës. Të dyja adhuronin dhe kishin një pasion personal për veshjet duke sjellë një stil shumë ndryshe për kohën në të cilën ato jetuan. Në pasionin e Sisit për kalërim dhe notin, ajo solli për herë të parë një stil të ri të veshjes për zonjat e modës. Ekstravaganca e zgjedhjes së gruas së mbretit Franz Jozef, për veshjen me viza të shpeshta bardh e zi, ngacmoi edhe vet mbretin duke i thënë asaj me shaka, se ajo dukej si një zeber. Ajo veçanërisht pëlqente të vishte kostume tradicionale. Në Hungari ajo u bë shumë popullore me kapelen e saj sportive të qëndisur me një pupël si dhe korseja e shtrënguar fort e cila tregonte linjat e saj perfekte. Poshtë saj, vishte një këmishë me dantella dhe pantallona të gjera.

Njësoj si Sisi edhe Diana vazhdoi të zhvillonte një stil më individual që pasqyronte pavarësinë dhe lirinë e saj të re, sidomos pas divorcit me Princin Çarls. Duke sjellë një stil modern dhe rinor, ajo preferoi veshje dhe fustane më të shkurtra. Zgjodhi një look me një siluetë më të thjeshtë dhe më të sofistikuar. Prerja e flokëve shumë shkurt si dhe dizajni i shkëlqyer i veshjeve dhe materialet luksoze të kombinuar me aksesorë, çanta, bizhuteri dhe këpucë u bënë simboli dhe shenjë dalluese e saj. Princesha e Uellsit, hodhi poshtë protokollin mbretëror të veshjes së dorezave sepse ajo pëlqente të prekte dhe të kishte kontakt të drejtëpërdrejtë me njerëzit apo të mos mbante kapele të mëdha kur takonte fëmijët, sepse nuk i lejonin për t’i përqafuar ata dhe zgjidhte veshje me lule dhe ngjyra të forta, për të krijuar një atmosferë të gëzueshme me ta. Është ky imazh që përcaktoi edhe modën e shekullit të njëzetë.

Të dyja princeshat e kuptuan gjuhën e veshjes në mënyrën më perfekte të mundshme të cilën e përdorën në rolet e tyre në publik, si diplomate, mbrojtëse të arteve, humanitare dhe sigurisht në rolin e princeshës, sepse siç thoshte dhe vet Sisi: “ Bukuria është shkaku dhe qëllimi i gjithçkaje”.

 

  • Tags
  • elda-shabani
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Nuk është sharlatan Panuçi, por varrmihës Armando Duka
Previous article Fundi i lojës së Putin në Siri ka mbërritur

Redaktor2

Related Posts

ARTUR AJAZI/ E djathta në Shqipëri, si parti leniniste Blog
March 30th, 2023

ARTUR AJAZI/ E djathta në Shqipëri, si parti leniniste

LUTFI DERVISHI/ Largimi Kiarës, shenjë e kiametit Blog
March 26th, 2023

LUTFI DERVISHI/ Largimi Kiarës, shenjë e kiametit

FRROK ÇUPI/ Lana e mallkuar shënjon fatin e PD-së Blog
March 22nd, 2023

FRROK ÇUPI/ Lana e mallkuar shënjon fatin e PD-së

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
ALFRED PEZA/ “Këshilla një gazetari" për Alketa Vejsiun

ALFRED PEZA/ “Këshilla një gazetari" për Alketa Vejsiun

OP-ED Feb 7th, 2020
FALEMINDERIT "heronjve të heshtur". Budallai mbaron ku fillon... HEROI Aktualitet

FALEMINDERIT "heronjve të heshtur". Budallai mbaron ku fillon... HEROI

Mar 27th, 2020
SKËNDER BRATAJ/ Shoferi që kërkon të bëhet deputet Aktualitet

SKËNDER BRATAJ/ Shoferi që kërkon të bëhet deputet

Nov 19th, 2020
Kush është kryesharlatani? Koloneli i Detit i përgjigjet Berishës: Pakti i fshehtë që bëre ti… Blog

Kush është kryesharlatani? Koloneli i Detit i përgjigjet Berishës: Pakti i fshehtë që bëre ti…

Mar 7th, 2018
JONAS DRIEGDER/ Sa ndikim ka realisht Rusia mbi Gjermaninë? Blog

JONAS DRIEGDER/ Sa ndikim ka realisht Rusia mbi Gjermaninë?

Jul 30th, 2018
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k