• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
ELDA SHABANI/ Shenjtorët e Artit dhe të Modës
Home
Blog

ELDA SHABANI/ Shenjtorët e Artit dhe të Modës

May 13th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

E kaluara duket kaq e gjallë, joshëse dhe shumë më substanciale se sa e tashmja dhe këtë e provoi
mbrëmja gala e 10 Majit, një ndër eventet më të rëndësishme në kalendarin e modës, pikërisht Met
Gala 2018.

Sigurisht, nuk është hera e parë, ku instituti i kostumeve në Muzeun Metropolitan të artit të Nju
Jorkut, hap dyert ekspozitave të tilla, për të na përcjellë jo vetëm një spektakël të vërtetë
ekstravagant dhe avant-garde, por gjithashtu për ta na vërtetuar se Moda është Art. Por, si e tillë,
ajo ka nevojë të kultivohet dhe të studiohet. Moda duhet të komunikojë diçka kuptimplotë dhe të
jetë e vetëdijshme për kontekstin e saj.

Shfaqja e këtij viti me temë “Trupat Hyjnor, Moda dhe Imagjinata Katolike”, solli në fokus pikërisht
bashkimin e dy botëve shumë të ndryshëm nga njëra-tjetra, por me një bukuri të përbashkët hyjnore
dhe jo thjesht vetëm estetike. Ekspozita përbëhet nga veprat e artit mesjetar të përzgjedhura nga
koleksioni Met, shoqëruar së bashku me një sërë veshjesh nga stilistët më modernë dhe
bashkëkohorë për të eksploruar magjepsjen e modës me simbole fetare të katolicizmit. Në këtë
spektakël , kryeveprat e artit kishtar u rijetëzuan në një mënyrë të re, edhe pse sot shoqëria ndoshta
e ka të vështirë t’i përfshijë në radhët e veta.

Por falë pjesëmarrjes së aktorëve të cilët vinin nga bota e madhe ShowBizz-it, ikonat e botës
moderne, krijuan një mozaik të larmishëm veshjesh dhe performance duke na kujtuar kryeveprat
më të mëdha të artit mesjetar. Ato dukeshin sikur kishin dalë nga telajot, për të hyrë në jetën reale,
duke rrëfyer brishtësi e forcë, pushtet e qëndresë, ligështi e pasione, duke qënë fytyra të së njëjtës
së vërtetë edhe sot.

Met 2018, është vazhdimësia e aventurës së artit, që i vlerëson njerëzit, duke i parë me syrin e
idealit të bukurisë hyjnore.

Ky opininon është ekskluziv i AlpeNews.al. Riprodhimi i tij në mënyrë të pjesshme apo të plotë, bëhet vetëm me lejen e redaksisë. Faleminderit!

Albert Lynch, 1903 dhe Versace

Portret i Maria de Tassis nga Anthony van Dyck, 1630
 Kryqi i Anna Wintour i bën jehonë  portretit te Maria de Tassis të pikturuar në vitin 1630, pjesë e koleksionit të princit të Lihtenshtajnit.

Shën Lucia nga Francesco del Cossa, 1470
“Shenjtorët – Lana del Rey në Gucci dhe Shën Lucia nga Francesco del Cossa, pikturuar në 1470 dhe të vendosur në Galerinë Kombëtare, DC”.

Altari i Ghent nga Jan van Eyck, 1432
Kurora e madhe me gure dhe lule te zeza te Rita Ores, dhe një detaj nga altari i Ghent nga Jan van Eyck, i pikturuar në vitin 1432 dhe i vendosur në Katedralen e Shën Bavës në Ghent.

Madonna e Ognissanti, nga Giotto, 1310
Kurora  e artë e Janelle Monae dhe  Madonna e Giottos,  në vitin 1310.
DoceGabana& Byzantine
Ngjyra E verdhe Dhe Gold perfaqeson diellin Dhe pushtetin 
Ndoshta Jared Leto, Lana Del Ray Dhe Alessandro Michele kanë sjellë një ilustrim të statujave  të  Urdhërit të shenjëtorit Mikael. 

Papa Joan,  855 -857

Rihanna me veshjen e Papës, e cila ka qenë në qendër të kritikave.
Një Pape Femër! 

 Versace & në krah ilustrim veshjesh të cilat tregojnë pozitat dhe pushtetin në mesjetë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Roth: Gjermania po verifikon arritjet e Shqipërisë
Previous article ENVER ROBELLI/ Shkruaj, sepse përtoj të rrihem

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k