• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ELDA SHABANI/ Salamon, çifutka e Nju Jorkut
Home
Blog

ELDA SHABANI/ Salamon, çifutka e Nju Jorkut

May 6th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Nëse sot, në botën e konsumit tregtar do të ekzistonte një person i cili duket sikur ka dalë nga pikturat e Matisse, ky person është sigurisht Tzipora Salamon. E gjithë qënia e saj, formimi i saj kulturor dhe intelektual, bota e saj shpirtërore dhe emocionale, filozofinë e jetës, Tzipora e shpreh nëpërmjet fantazisë dhe ngjyrave në veshje të cilat ngjajnë me pikturat e artit modern dhe avangard të shek ’20 ku objektivi kryesor për artin ishte Art Nouveau. Kjo Formë e Artit të ri nuk shpërfilli anën fizike dhe shqisore, përkundrazi gruaja tashmë ishte erotikisht e emancipuar dhe i pëlqen kozmetika. Ajo vishet me pëlhura mëndafshi dhe zbukurime duke u kthyer në një ikonë të vërtetë të kohës. Kështu pra, me këtë përfytyrim dhe imazh Tziporah, është dëshmia e bukurisë së moshës, e trupit dhe e mendjes. Është prova më qartë se bukuria nuk njeh moshë. Një grua e cila vishet për teatrin e jetës së saj, ajo është vajza e të mbijetuarve hungarezë të Holokaustit, me të cilët u zhvendos nga Izraeli në Brooklyn, ku dhe u diplomua për arsim.

 

Me një përvojë të gjatë në industrinë e modës, Tziporah inkurajon femrën se si të vishet si vepër arti, duke përdorur kreativitetin pa rënë viktimë e diktatit të revistave, të stilistëve dhe trendeve të fundit. I inkurajon të gjejnë dhe zhvillojnë stilin e tyre personal në mënyrë që të zbukurojnë personalitetin e tyre. Për të, forma më e lartë e artit është të njohësh veten dhe ta duash atë. Ky është hapi i parë i suksesit për një veshje të mirë. Cilat janë disa nga karakteristikat në stilin e saj që e bën kaq unike dhe të bukur e shumë konkuruese pavarësisht moshës? Stili i Salomon është një shpërthim orientalist.

Kryesisht kontraste ngjyrash, pantallona mëndafshi, por edhe pelerina apo xhaketa oversize dhe të qëndisura, me varëse të rënda, vathë, kapele e Çanta tejet pikante pa të cilat nuk do të mund t’i finalizonte të gjitha ne veshjen e saj të cilës i merr shumë kohë, ndoshta muaj e vite, ashtu sikurse bën shkrimtari dhe piktori me veprën e tij. E gjithë veshja e saj bazohet në pëlhurat antike, pasi ato zakonisht janë shumë herë më cilësore se pëlhurat e sotme dhe tërësisht unike. Ajo është në kërkim të një portreti të plotë e kështu i jep shumë rëndësi detajeve në veshje. Ajo guxon por edhe argëtohet njëkohësisht. Çfarë mëson prej saj është shumë më thelbësore se sa thjesht një kombinim në tërësi piktoresk. Në secilën prej fotove të Tziporah Salamon mund të kuptosh se veshja mund të jetë një mik i mirë dhe i sigurtë në udhëtimin e jetës sonë.

Kështu jepini kënaqësi syrit sepse veshja nuk ka të bëjë me paranë. Është një eksperiencë personale dhe shpirtërore dhe si nje vepër arti e kopjuar shëmtuar, homogjenizimi do ta dobësonte shumë këtë raport intim shijimi dhe kënaqësie.

Ky material është ekskluziv i AlpeNews.al. Riprodhimi i tij në mënyrë të pjesshme apo të plotë, bëhet vetëm me lejen e redaksisë. 

  • Tags
  • elda-shabani
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Saimir Tahiri, mallkimi i kohës interesante
Previous article Jepu të mirëve dhe merrua të këqinjve?

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k