• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
Eksperiment i rrezikshëm në Itali
Home
Blog

Eksperiment i rrezikshëm në Itali

May 21st, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Bernd Riegert/ 

Karikatura humoristike, që u tregua në Romë pak para zgjedhjeve, bëhet realitet: populistët e majtë dhe të djathtë vëllazërohen. Italia po ecën drejt një të ardhmeje shumë të pasigurtë, mendon Bernd Riegert.

Një aleancë të vërtetë “historike” e quajti drejtuesi i “Pesë yjeve” Luigi di Maio bashkësinë populiste të interesit. Por ende ka një pengesë: mungon ende kryeministri, për personin e të cilit drejtuesit e partisë duhet të bien dakord deri të hënën.

Programi qeveritar, të cilin e sajuan populistët është para së gjithash një gjë: i shtrenjtë. Ai premton ulje taksash për klientelën e Legas dhe vepra bamirësie sociale për zgjedhësit e “Pesë yjeve”. Pensionistët synohet të lumturohen dhe njëkohësisht të nxitet zhvillimi i ekonomisë. Se si do të paguhen të gjitha këto është e paqartë. Një ngushëllim për rojet e buxhetit të BE hë për hë është që edhe qeveria e re italiane do t’i respektojë rregullat e deficitit. Mbetet shpresa, që realiteti fiskal të jetë një shok shërues për fantazitë populiste.

Stanjacioni në BE është i programuar 

Për momentin nuk është për të pasur frikë që “Pesë Yjet” dhe Lega do të sillen njësoj në mënyrë të poshtër si u soll “Syriza”radikale greke në vitin 2015. Italianët e kanë mësuar mësimin e tyre nga drama e Greqisë. Të dyja partitë kërkojnë negociata të reja për Marrëveshjet Evropiane dhe duan t’i ndryshojnë rregullat në dobi të Italisë. Do të kemi të bëjmë me një proces të gjatë dhe të vështirë, i cili mund të ndihet në të gjitha fushat e politikës.
Qeveria e re italiane kërkon një ndryshim radikal në politikën e migrimit, nuk do të ardhur të tjerë dhe do të dëbojë qindra-mijëra vetë, në rast nevoje edhe në shtete të tjera evropiane. Lega nacionaliste, e cila është e lidhur me populistë të djathtë francezë, gjermanë dhe holandezë, dëshiron të bëjë një politikë alla Trump, pra “Italia e para”.

Për politikën e konsoliduar në Bruksel situata mund të bëhet shumë e pakëndshme. Nuk duhet pasur më mendja, nëse Gjermania dhe Franca do të ndërmarrin një reformë të eurozonës. Ajo që ka rëndësi tani është të shihet nëse Italia, vendi i tretë për nga madhësia në komunitetin monetar do të ecë në të njëjtin drejtim apo nëse ndjek drejtim krejt tjetër.

Formula e shkurtër në fushatën elektorale ishte: Brukseli e ka fajin thuajse për të gjitha dhe duhet të paguajë – për shembull për kreditë e pambuluara të shumë bankave italiane. Qeveria e re në Romë mund të ndihet e tunduar që të ndërtojë një lloj monedhe virtuale paralele që të ketë vlefshmëri vetëm mes arkës shtetërore dhe sipërmarrjeve italiane. Me këtë truk ilegal sipas rregullave evropiane, populistët mund të përpiqen që t’i paraqitin të zvogëluara borxhet.

Pyetje me interes mbetet nëse tregjet financiare ndërkombëtare, të cilat e kanë para deri tani çuditërisht të qeta shndërrimin historik do të mbeten kaq të qeta. Interesat për kreditë shtetërore italiane janë rritur tashmë, por megjithatë brenda kuadrit të zakonshëm.

Udhëtim me zigzake në politikën e jashtme evropiane

Në politikën e jashtme martesa e populistëve në Itali mund të kthehet po ashtu në një makth për evropianët. Veçanërisht “Lega”, por edhe “Pesë Yjet” ushqejnë marrëdhënie të shkëlqyera me Kremlinin. Të dy mbrojnë pozicionet ruse. Dhe të dy i refuzojnë me vendosmëri sanksionet e BE kundër Rusisë. Një qeveri euroskeptike, proruse, një koalicion i orientuar ekonomikisht në aventura i antipolitikanëve në Romë flet për një udhëtim të çmendur me të përpjeta e të tatëpjeta në Evropë. Me të vërtetë historik, i rrezikshëm – dhe jashtëzakonisht dramatik./dw

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Komenti i të ftuarit: Ndërrim pushteti në Irak
Previous article Kina “blen” Europën! Kompanitë që mbështeten nga shteti “pushtojnë” çdo sektor

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k