Të gjithë i pëlqejmë festat dhe është në psikikën e njeriut një ditë e shënuar. Të gjithë mendojmë për dhuratat dhe si do e kalojmë atë ditë. Por historia njerëzore të bën ta kthesh edhe ndonjëherë kokën mbrapa dhe të shohësh capo ndodh përreth. Në emër të dashurisë të bëhen vrasje?! Po edhe kështu mund të përkthehen disa ngjarje të shëmtuara dhe aspak të hijshme. Në një intervistë EKSKLUZIVE për AlpeNews.al, Manjola Baçi me profesion psikologe klinike është shprehur se “Dashuria nuk vret, nuk është thjesht një slogan, por një forcë që shpreh dhe jep me të mirën.”
Klaudia Malaj
Ky 14 shkurt ishte i veçantë për vetë faktin se në ndryshim nga vitet e tjera përveç dedikimeve kishte slogane: “Dashuri, mos vrit”, duke marrë shkas nga vrasja më e fundit e Arielës. Ju si psikologe si e shpjegoni ndikimin në psikikën e individëve një vrasje, aq më tepër brenda një ish çifti?
Pyetjet Pse, Si, Kur, shpesh nuk mund t’i marrim përgjigjet në kohë, jo sepse nuk i dimë por duhet lënë edhe kohës për t’i kuptuar falë eksperiencës së gjithkujt. Njeriu është kompleks në të menduar e vepruar gjithashtu, ashtu siç mund të jetë i aftë ta zbukurojë edhe mund ta shkatërrojë atë (personalitetin).
Çfarë i shtyn individët të vrasin partnerët?
Janë sjellje dhe motive individuale. Ashtu siç përmenda me lart individi është kompleks në vetvete edhe marrëdhënia midis çiftit në këtë rast është po aq e komplikuar si lidhje e në ndërveprim të njëri-tjetrit. Që dashuria të jetë e shëndetshme duhet kontribuar, dhe të dy të ndjenë nevojën edhe pse dashuria si fillim nuk është e fortë tek të dy njëherësh por me kalimin e njohjes dhe prezencës së vazhdueshme të tyre rritet ndjenja e mirëkuptimi për të qëndruar sëbashku. Dashuria nuk vret, nuk është thjesht një slogan, por një forcë që shpreh dhe jep me të mirën. Dashuria nuk justifikon posesivitetin, agresesivitetin, nënshtrimin, por mbron, siguron, atribuon më të mirën e vetes.
Sipas jush pse janë shtuar vrasjet? Cilat janë disa nga faktorët që sot njerëzit janë bërë më impulsivë?
Impulsiviteti nuk ka të bëjë me dashurinë, por tregon temperamentin e individit, modelin-raportin prindëror e familjar, stilin e jetës, kulturën/mentalitetin, nga këtu marrim shumë përgjigje e të vërteta. Vrasja për hir të dashurisë nuk mund të qëndrojë si sens, kjo ka një dimension analitik shumë më specifik që kërkon një kujdes jo vetëm në interpretim profesional por edhe si perceptim social, jo se kjo e fundit nuk e ka një tillë, por i mungon empatia për të përmirësuar në parandalim, duke filluar që nga dhuna verbale në familje me prindërit, pjesëtarët e tjerë të familjes, ndaj shoqërisë, ndaj partnerit, për të thënë jo kur cenohet integriteti, e për të gjetur suport tek ata misionarë që sot po lëvizin të ndryshojnë radikalisht këtë strukturë vrastare.
Nga konsultimet që keni bërë, ka pasur raste që femrat të kenë shprehur frikën nga kërcënimet deri tek një vrasjeje të mundshme?
Ata që po vrasin në emër të dashurisë janë vrarë më parë, nuk kanë kërkuar ndihmë se kanë humbur apo nuk kanë arritur të njohin qëllimin për veten e jetën, apo arsye edhe më të mëdhaja se këto, kanë dashur ndihmë por edhe frikë se nuk do të ndihmoheshin. Në emër të dashurisë është vetëm mirësia jo mohimi për të mos jetuar, shembulli mitik i Romeos dhe Zhulietës nuk është më i mirë, është një fabul ku sakrifica të tilla nuk i shërbyen njëri-tjetrit, por në rastin e realitetit shoqëria ka nevojë për shembuj konstruktiv për të parë jo alternativën destruktive por inkurajuese.
Disa këshilla që mund të jepni për të rinjtë?
Dashuria mund të fillojë që nga rinia por nuk i përket vetëm asaj ndaj këshilla nuk diferencon askënd e asgjë. Dashurinë gjithkush e ndjen dhe me të njihesh qysh në atashim prindëror, nëse ajo të mohohet apo të jepet e cunguar përballesh me të panjohurën me të. Çelësin për të hapur zemrën e kanë personat që zgjedhim dhe dimë që të kujdesimi për ta, nëse na është dashur të jetojmë pa dashuri, mund të zgjidhni të bëni më të mirën e asaj të keqes, kjo do ju lehtësojë shpirtin e jetën. Të besoni se dashuria ka gëzim e harmoni, dhe çfarëdo gjëje tjetër që ndodh me personat tuaj ka prejadhje ka diçka tjetër. Duaj veten dhe do të mësoni pjekurinë emocionale që do ju ndihmojë të zgjidhni vlerat jetësore.
Ky material është prodhim EKSKLUZIV i AlpeNews.al, riprodhimi i tij mund të bëhet vetëm me lejen e redaksisë. Faleminderit!
Leave a Reply