Qeveria po perpiqet qe protestat e dy diteve te fundit t’ja faturoje opozites per ti delegjitimuar! Rama e di mire se nuk eshte PD qe i drejton protestat por rrjetet sociale dhe aktiviste qe nuk drejtohen nga partite politike. Prandaj mundohet te manipuloje opinionin publik!
Protestat jane reagim ndaj sistemit politike te deshtuar qe drejtojne elita politike qe qeverisin keq nga njera ane dhe e kane lene vendin pa opozite ne anen tjeter!
Shqiperia sot po vuan pasojat e nje polarizimi ekonomik dhe social te papranueshem, ku shumica derrmuese eshte e paperfaqesuar nga partite politike. Nje qeveri qe pasuron nje grusht njerezish dhe nje opozite qe ka humbur cdo beteje politike per te kontrolluar pushtetin e akoma me keq ndjek interesa te ngushta te leadershipit saj!
Nje qeveri qe nuk te le te dalesh nga shtepia se ndryshe perfundon ne komisariate policie, ndersa oligarket bllokojne rruget per betonierat e pastrimit te parave te pista!
Keto jane protesta kunder kryetareve te partive dhe cetave te tyre servile qe hane e pijne bashke e ndajne placke pushteti ne kurriz te shumices ansolute te njerezve qe paguhen sa per te mbajtur frymen gjalle.
Rilindja qe perdor votuesit e saj per te trashur pasurite e nje grushti njerezish ne krye te qeverise e bashkive, e Republika e Re qe paradite bertet per korrupsionin e naten merr zarfat e pushtetit!
Ndaj Rama kerkon te binde njerezit se pas protestave qendron kjo opozite e deshtuar, ndersa opozita ben thirrje per permbysje pasi nuk ka asnje ndikim ne keto protesta!
Rames i merret fryma se ka frike se mos zemerimin e njerezve nuk e kontrollon dot permes te deleguarit te tij ne krye te opozites!
Frika nga e panjohura eshte frika me e madhe e nje qeverie te deshtuar deri ne palce!
Leave a Reply