• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
EDVIN KULLURI/ Qëllimi nuk është protesta!
Home
Blog

EDVIN KULLURI/ Qëllimi nuk është protesta!

March 6th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Mitingu i thirrur nga Presidenti i Republikes diten e hene qartesisht ka rihapur edhe njehere debatin per situaten e rende politike ne vend pas paqes false te uljes ne tryeze e reformes zgjedhore mes opozites dhe mazhorances! Jo se protesta perben lajm, pasi ne 2019 pati me shume protesta se asnje here me pare! Por sepse se pari, pjesemarrja e larte u arrit nga thirrja e Presidenti dhe jo opozites. Se dyti, pas shume vitesh u pane ne shesh shume qytetare qe nuk jane te angazhuar ne partite politike te opozites apo pushtetit! Dhe te dyja keto arsye kane hapur debatin per arsyet e suksesit te protestes.
Shume zera publike e quajten sukses te Metes, ndersa te tjere po te shumte si deshtim te Opozites qe nuk ngjall shprese duke ja lene leadershipin Presidentit! Ndersa Berisha e permblodhi ngjarjen me fjalet “opozita te lexoje mesazhin e protestes”, duke konfirmuar te dyja anet e medaljes se qendrimeve!
Keto qasje nuk kane vlere per protesten si qellim ne vetvete, pasi thelbi i debatit eshte fati i zgjedhjeve te ardhshme! Dhe arsyet e debatit qendrojne pikerisht pas pritshmerive per to. Opozita qe po ecen kuturu nga sheshet tek tryezat, ka deshtuar qartesisht ne arritjen e cdo objektivi elektoral. Te tre pale zgjedhjet e zhvilluara nga 2015 e pas, kane shenuar humbje gjithnje e me te thella, deri ne humbjen totale ne tavoline te 30 qershorit. Dhe ky fakt i deshtimit total te objektivave te opozites, nuk fshihet dot as pas “heroizmit te hemimit nga gazi lotsjelles” e as triumfi absurd i “9 kushteve te Bundestag-ut”! Aktualisht kemi nje parlament teresisht “mavi”, nje qeverisje te pashqetesuar Rilindase dhe nje qeverisje lokale te Partise Socialiste! Kaq!

Mungesa e vendosmerise, qartesise, transparences, modelit moral dhe perfaqesimit e unitetit te brendshem, e kane bere opoziten nje “apendisit politik”! Eshte aty, por nuk ushtron asnje funksion! Ndersa Presidenti ne anen jo vetem qe ka dale ne aksion i vendosur dhe i qarte, por po ben edhe “opozitari vetmitar” per shkak se pushtetin e pakufishem Rama e ka kryesisht prej “dhuratave” te vendimeve te opozites! Hapesiren e lene bosh ne institucione, Rama me shfrenimin e tij per pushtet po e shfrytezon brutalisht duke rrezikuar te drejtat e qytetareve!
Ndaj pjesemarrja e larte dhe entuziazmi i pjesemarresve demokrate apo votuesve gri, eshte sa sukses i Presidentit aq edhe deshtim i opozites. Por kete boshllek kjo opozite jo vetem qe e ka krijuar vete, por as nuk ka ndermend te mbushe. Mosreflektimi total i Bashes dhe opozites ne teresi, me shume gjasa do coje drejt deshtimit te katert elektoral. Dhe kjo, pjesemarresit ne proteste i ka alarmuar. Nje mandat i trete qeverises i Rilindjes do ishte katastrofik per Shqiperine e lodhur! Dhe kete “drame politike te mundshme” Meta nuk e shmang dot sado te drejte te kete, apo i vendosur te jete! Vota e djathte apo gri qe i mungon opozites nuk mund te perfaqesohet nga ish kryetari i LSI! Jo!

Kete boshllek tashme 7-vjecar mund ta mbushe vetem nje force apo koalicion i djathte qe mund te ktheje besimin dhe perfaqesimin ne ide, angazhime dhe njerez politike qe jane opozitare por nuk mbeshtesin Bashen dhe linjen e tij te deshtuar! Mediokriteti, paaftesia, mosperfaqesimi, burracakeria dhe propaganda qesharake nuk e mbushin dot kete vakum elektoral! Dhe kjo eshte e provuar ne menyre te qarte humbejt e njepasnjeshme! Kriza nuk zgjidhet nga buratine politike, por nga njerez me integritet! Shqetesimet e popullit te djathte nuk mund te perfaqesohen nga nje lidership qe sillet si i majte! Pronat, meritokracia apo rivendosja e tregut te lire kerkojne njerez qe besojne tek liria dhe jo tek kulti i nje lideri absolut qe arrrin vetem deshtime absolute! Ndaj nje alternative serioze opozitare eshte e vetmja rruge qe te largoje Ramen nga pushteti absolut dhe ti hape rruge rikthimit te demokracise! Perndryshe, lamtumire shqiptare te vuajtur dhe miresevini siriane te deshperuar!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DAMIAN GJIKNURI/ Një Bashë në tryezë, një tjetër Bashë në selinë e PD
Previous article MERO BAZE/ E drejta e Ilir Metës për t’iu kundërvënë hapjes së negociatave

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k