• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
EDVIN KULLURI/ “Njerezit inteligjent merren me idete, mediokrit merren me njerezit”!
Home
Blog

EDVIN KULLURI/ “Njerezit inteligjent merren me idete, mediokrit merren me njerezit”!

September 4th, 2019 F.autor Blog 0 comments

“Njerezit inteligjent merren me idete, mediokrit merren me njerezit”! Kjo fraze i shkon me shume per shtat debatit 2-vjecar brenda opozites. Te gjithe bien dakort ne PD dhe me gjere qe Rama duhej te mos ishte me kryeminister me se paku prej 2 vitesh! Por kjo eshte vetem gjysma e ceshtjes, pasi largimi i Rilindjes nga pushteti realizohet vetem me ardhjen ne pushtet te opozites. Alternativa brenda te majtes nuk ka pasi PS eshte shnderruar ne nje “cete te bindur rilindasish” pa debat dhe alternativa pasi e majta ka rene ne krize ne te gjithe perendimin! Dhe ketu ka filluar debati qe nuk mbaron dot, pasi PD gjendet ne nje debat dhe perplasje idesh dhe qasjesh ekstremisht te ndryshme! Pa dashur te bej histori se c’ka ndodhur nga 2013 e ketej, kriza e 2017 vazhdon dhe po zgjatet cdo dite e me shume brenda PD duke e zhveshur nga te qenit ne “ilacin e Shqiperise” dhe transformuar ne nje “te semure keq”! Kush nuk e sheh, eshte i verber. Dhe me mire se qendrimet e lidershipit te PD qe vecse shton armiq dhe jo kapacitete dhe aleate, asgje nuk e shpjegon krizen e te djathtes. E filloi me kritiket ne 2017, e vazhdon duke i quajtur listen e shtuar te kritikeve si “te blere nga Edi Rama”. Me pas sulmoi ambasadat perendimore dhe Brukselin si “pale me Ramen”, e tashme ben armik edhe nje pjese te mediave duke perfunduar si “problem” ne qendrimet e “Gazetare pa Kufij”! Dhe pas shpalljes “armik” te kujtdo qe nuk eshte dakort me Bashen, i keput dhe nje shtyrje te revolucionit ne vjeshte pasi i genjeu per revolucionin e cadres, ate te pranveres, 30 qershorit dhe zgjedhjeve te 13 Tetorit! “Heren e pare kur genjen e ke fajin ti, heren e dyte une”! Kete postulat qe e perdori kunder Rames vete Basha, tashme e ka perdhosur pasi 4 here jane shume dhe askush nuk e di me se kush po genjen me shume, Basha demokratet qe i kane mbetur, apo keta demokrate veten dhe Bashen!
Ndaj rruga e sulmeve ndaj kundershtareve eshte rruge e gabuar dhe medioker dhe te shtyn ne genjeshtren e 5-te, 6-te e keshtu me rradhe, nderkohe qe 2021 vjen shpejt! PD ka nevoje urgjente per debat te brendshem ne baze dhe ne fund mbase ne nje Kuvend te Jashtezakonshem qe do hapte megjithese me vonese, nje dritare per te fituar zgjedhjet e ardhshme! Izolimi, zvogelimi, rrudhja dhe shtimi pafund i kundershtareve jane deshtim i sigurt dhe i provuar! Mos u merr kot me njerezit Lulzim Basha por me idete! Nuk ka rruge tjeter megjithese kam bindjen se nuk e ben dot, ndaj leri demokratet ta bejne vete kete gje. Partia eshte e tyrja perfshi dhe ty nese je vertet demokrat! Te pakten jepu nje mundesi demokrateve dhe vetes te rrezojne Rilindjen dhe ti rrisin femijet e tyre ne Shqiperi sic me tha nje demokrat i mire 2 dite me pare!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Burri i Danicës dhe dhëndri i Milicës!
Previous article MERO BAZE/ Një shpjegim për idenë fikse të Bashës për lekët

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k