Te dashur miq demokrate! Shume prej jush me te cilet kam komunikuar keto jave qe ka nisur “foltorja” e Berishes kane shfaqur skepticizem per pjesmarrjen ne keto takime apo Kuvendin qe do mblidhet!
Te gjithe keni patur vetem nje arsye per te qene skeptik: pse Berisha nuk foli 4 vite por vetem tani. Kjo arsye eshte e drejte, pervec disa te vertetave qe duhen thene po ashtu.
Se pari, Berisha ka folur disa here duke thene se “une kam dhene doreheqjen kur humba ne 2013 duke vendosur nje standartin tim”! Nderkohe qe shume nga ata qe kane mbajtur qendrim te drejte kunder Bashes pas 25 prillit nuk kane folur as edhe nje fjale!
Se dyti, ka thene ne mbledhjen e KK te 2019 se “bojkoti dhe djegia e mandateve mund te jete sukses por edhe deshtim i madh”!
Se treti, asnjeher nen drejtimin e Berishes listat per deputete, apo kandidate per kryetare bashkie nuk jane vendosur pa u votuar ne Kryesine e PDSH! Kush thote te kunderten ose nuk ka memorie ose genjen!
Se katerti, ka mbajtur qendrim te qarte per percarjen e partise dhe largimin e njerezve me kontribute nga 2017 e pas nga Basha, me shume se nje here ne media! Partia ka qene e percare sipas Berishes!
Se pesti, “foltorja” dhe Kuvendi i thirrur jane mese demokratike dhe jo salla ku kryetari aktual mban fjalime e iken apo thirret Kuvendi ku ka me shume vota se delegate, nje turp i papare ndonjehere ne kete parti!
Qejfmbetje per aksionin e Berishes duhet te kishim ne “kritiket” dhe ata qe kane menduar e vepruar ne mbeshtetjen tone sidomos ne garen farse te 13 qershorit, por jo! Ne e kemi mbeshtetur parimisht Berishen sepse ceshtjet e ngritura jane te drejta! Fuqia karizmatike e Berishes eshte nje fakt qe duhet njohur si i tille dhe eshte e vetmja mundesi per ti dhene nje shans Partise Demokartike per te “thate keneten e Bashes” qe qelbet nga arbitrariteti, paaftesia dhe pazaret e tij dhe familjes se tij me Rilindjen e korruptuar!
Ndaj personalisht ju ftoj te perdorim arsyen dhe te beheni pjese e Kuvendit te ardhshem qe po thirret nga delegatet e anetaresia e PDSH! Te shprehni vullnetin tuaj pozitiv apo negativ!
Nese do te ftohem do te marr pjese e do te flas!
Personalisht do te mbeshtes vetem nje zgjidhje reformiste te qarte dhe te drejte! Por jo duke ndenjur ne divan!
Koha na dha te drejte, ndersa e drejta duhet ushtruar! Armiku me i madh i demokracise eshte indiferenca



Leave a Reply