• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

July 19th, 2026
  • HOME
EDUARD ZALOSHNJA/ Zgjedhjet në Bashkinë Tiranë, si ndeshje derbi…
Home
Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Zgjedhjet në Bashkinë Tiranë, si ndeshje derbi…

October 15th, 2025 F.autor Blog 0 comments

Po të huazojmë një metaforë nga bota e futbollit, zgjedhjet në Bashkinë Tiranë janë ekuivalenti i një ndeshje derbi kryeqytetase. Ndeshjet nëpër rrethe kanë secila rëndësinë e vet në kampionatin shqiptar, por derbi kryeqytetas tërheq gjithnjë vëmendje të veçantë në opinionin futbollistik. Ashtu sikurse gara bashkiake e kryeqytetit në opinionin politik…

“Derbi” i fundit elektoral kryeqytetas me stadium të mbushur plot e përplot u luajt më 8 maj 2011, kur pothuaj 85% e zgjedhësve kryeqytetas me banim këtu morën pjesë në to. Dhe ajo garë u mbyll me fotofinish, deri në milimetrat e fundit të saj.

Por pas asaj gare të paharrueshme, “stadiumi elektoral” i kryeqytetit nuk është mbushur më plot e përplot…

Kështu, më 2015, vetëm 65% e zgjedhësve kryeqytetas me banim këtu morën pjesë në zgjedhje. Dhe shkallë të pambushura në “stadiumin elektoral” kryeqytetas kishin tribunat e opozitës – përkrahësit socialistë i mbushën pothuaj plot tribunat e tyre. Si rezultat, Erion Veliaj i PS-së mori 44 mijë vota më shumë se Halim Kosova i PD-së.

Më 2019, vetëm 34% e zgjedhësve kryeqytetas me banim këtu morën pjesë në zgjedhje. Por kjo përqindje tejet e ulët ishte pasojë e bojkotimit idiot të zgjedhjeve nga opozita. Sidoqoftë, përkrahësit socialistë i mbushën pothuaj plot tribunat e tyre. Si rezultat, Erion Veliaj i PS-së mori pothuaj 155 mijë vota.

Më 2023, vetëm 60% e zgjedhësve kryeqytetas me banim këtu morën pjesë në zgjedhje. Dhe shkallë të pambushura në “stadiumin elektoral” kryeqytetas kishin tribunat e opozitës – përkrahësit socialistë i mbushën pothuaj plot tribunat e tyre. Si rezultat, Erion Veliaj i PS-së mori pothuaj 60 mijë vota më shumë se Belind Këlliçi i PD-së.

Zgjedhjet e radhës në Tiranë nuk dihet se kur do të zhvillohen (varet nga vendimi që do të marrë Gjykata Kushtetuese më 31 tetor), por në qoftë se do të ishin zhvilluar sot, vetëm 57% e zgjedhësve kryeqytetas me banim këtu do të merrnin pjesë. Kështu rezultoi nga sondazhi i përjavshëm “Zëri i Shqiptarëve”, që kryej për ABC NEWS.

Dhe shkallë të pambushura në “stadiumin elektoral” kryeqytetas kanë tribunat e opozitës – përkrahësit socialistë i mbushin pothuaj plot tribunat e tyre. Si rezultat, Ogerta Manastrilu mund të marrë plot 40 mijë vota më shumë se Florjan Binaj i PD-së, në qoftë se zgjedhjet zhvillohen sot…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article YLLI PATA/ Dodik dhe Berisha, rastet që nxorën jashtë loje lobimin për non grata-n
Previous article KRESHNIK SPAHIU/ Goli që provoi se partitë dhe qeveritë nuk e kanë larguar dot Kosovën nga Shqipëria

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Blog Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

May 22nd, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k