• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
EDUARD ZALOSHNJA/ Teoria qesharake ‘8 me 2’ dhe rezultati ‘180 me 62’
Home
Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Teoria qesharake ‘8 me 2’ dhe rezultati ‘180 me 62’

July 3rd, 2019 F.autor Blog 0 comments

Në mediat tona po qarkullon një teori qesharake, sipas së cilës opozita fitoi 8 me 2 ndaj qeverisë në 30 qershor. Kjo sepse 8 ndër 10 shqiptarë në listat e zgjedhësve nuk votuan, dhe vetëm 2 ndër 10 votuan (rezultati zyrtar i pjesëmarrjes ishte 21.6%, por kjo është tjetër histori).

Sipas kësaj teorie, emigrantët që nuk erdhën të votojnë iu përgjigjën thirrjes së opozitës për bojkot. Në fakt, nga 1.44 milionë shtetasit në moshë për votim që jetojnë jashtë vendit, vetëm pak mijëra vijnë zakonisht për të votuar – me autobuzë të paguar nga partitë politike…

Sipas kësaj teorie disa qindra mijëra banorë të rritur të Shqipërisë, të cilët zakonisht nuk votojnë në zgjedhje lokale, kësaj rradhe nuk votuan, sepse iu përgjigjën thirrjes së opozitës për bojkot (e jo sepse e kanë zakon të mos votojnë, pavarsisht se kush garon).

Sipas kësaj teorie, votuesit e djathtë që braktisën PD-në në zgjedhjet e fundit parlamentare nuk votuan në 30 qershor, sepse iu përgjigjën thirrjes së opozitës për bojkot (e jo sepse kanë humbur dëshirën për të votuar për cilindoqoftë).

Sipas kësaj teorie, votuesit e majtë që nuk e morën mundimin të votojnë në 30 qershor (thjesht ngaqë fituesit diheshin paraprakisht), iu përgjigjën thirrjes së opozitës për bojkot (e jo dëshirës për të shkuar në plazh, për sa kohë e majta e kishte në xhep fitoren edhe pa votën e tyre)

Duke i mbledhur të gjithë këta mosvotues të mësipërm dhe duke shtuar ata që vërtetë iu përgjigjën thirrjes së opozitës për bojkot, teoricienët mediatikë mbërrijnë tek rezultati 8 me 2.

Po të ndjekim teorinë e tyre, rezultati i zgjedhjeve të fundit presidenciale amerikane ishte 180 me 62 (rezultat basketbollistik ky), ngaqë për Presidentin Trump votuan vetëm 62 milionë amerikanë nga 242 milionë me të drejtë vote. Dhe SHBA ka një përqindje të vogël të shtetasve të vet jashtë vendit (por që mund ta dërgojnë votën e tyre me postë). Me pak fjlaë, 180 milionë amerikanë të rritur vendosën të mos votojnë për Presidentitn Trump. Sipas teoricienëve tanë ai nuk duhej të qeveriste sot…

Ose po të vijmë në shtëpinë tone. Sipas teoricienëve të mësipërm, Berisha nuk duhej të formonte qeverinë në vitin 2005, sepse koalicioni i udhëhequr prej tij (Aleanca për Liri, Drejtësi e Mirëqënie) mori vetëm 562 mijë vota nga 2.85 milionë zgjedhës që ishin në listat e zgjedhësve (që përbëjnë vetëm 19.7% të totalit). Pra i bie që Berisha t’i ketë humbur zgjedhjet atëherë me rezultatn 8 me 2 (vetëm 2 ndër 10 zgjedhës në lista votuan për të), pavarsisht se koalicioni i tij fitoi të drejtën për të qeverisur vendin…

Në qoftë se zhvillohen sot zgjedhje parlamentare, sipas teoricienëve të mësipërm, fitues legjitim mund të quhet vetëm ai koalicion që merr mbi gjysmën e votave të 3.54 milionë shtetasve në listat zgjedhore (d.m.th mbi 1.77 milionë vota). Ndërkohë, në zgjedhjet e fundit parlamentare morën pjesë gjithsej 1.6 milionë zgjedhës…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTUR AJAZI/ Meta si Kim Yong Un
Previous article SKËNDER MINXHOZI/ Llogaritë qesharake të 30 qershorit dhe naiviteti i vijimit të protestave

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k