• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
EDUARD ZALOSHNJA/ Sa dhe si votuan vjet banorët e 6 bashkive?
Home
Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Sa dhe si votuan vjet banorët e 6 bashkive?

March 6th, 2022 F.autor Blog 0 comments

Sonte në darkë, në fund të votimit, KQZ-ja do të njoftojë pjesëmarrjen në 6 bashkitë e zgjedhjeve të pjesshme. Dhe fill pas këtij njoftimi, me gjasa, do të fillojnë diskutimet në studiot televizive mbi nivelin e ulët të pjesëmarrjes në votim. Përsëri me gjasa, pakkush do të vërë në dukje faktin se shumica dërrmuese e atyre zgjedhësve që nuk marrin pjesë në votim, në fakt, nuk e kanë mundësinë praktike të votojnë (sepse janë në emigracion të përhershëm apo të përkohshëm).

Teksa nuk mund të dimë me saktësi se sa dhe si do të votojnë nesër banorët e 6 bashkive, shifrat e votimit të vjetshëm (të 25 prillit) mund të na japin një pikë referimi.

Kështu, në Bashkinë Durrës, 42.5% e zgjedhësve të listës së 25 prillit të vjetshëm votuan, ndërsa rreth 45% të tjerë ishin jashtë Shqipërisë ditën e zgjedhjeve. Në Bashkinë Shkodër, 41.5% e zgjedhësve të listës së 25 prillit të vjetshëm votuan, ndërsa rreth 49% të tjerë ishin jashtë Shqipërisë ditën e zgjedhjeve. E kështu me rradhë…

Pra, në qoftë se pjesëmarrja zyrtare i afrohet nesër përqindjeve të 25 prillit të vjetshëm, mund të thuhet se zgjedhësit e 6 bashkive të mbetur në Shqipëri kanë marrë pjesë masivisht në votimin. (Në tabelën 1, jepen përqindjet e pjesëmarrësve, mospjesmarrësve dhe atyre që ishin jashtë Shqipërisë më 25 prill 2021.)

Tabela 1. Pjesëmarrja më 25 prill 2021
Bashkitë Pjesëmarrës Mospjesmarrës Jashtë Shqipërisë* TOTAL
 Durrës 42.5% 12.5% 45% 100%
 Shkodër 41.5% 9.5% 49% 100%
 Lushnje 47.0% 11.0% 42% 100%
 Dibër 53.0% 11.0% 36% 100%
 Vorë 55.0% 10.0% 35% 100%
 Rrogozhinë 34.8% 13.2% 52% 100%

* Përqindje e përafërt, bazuar në të dhënat e INSTAT-it

Dhe si u ndanë votat e pjesmarrësve në votimin e 25 prillit të vjetëshëm në 6 bashkitë? Përgjigjia është përmbledhur në Tabelën 2.

Tabela 2. Ndarja e votave më 25 prill 2021
Bashkite PS+PSD P. e tjera PS+PSD* P. e tjera* Gjithsej
 Durres 50.6% 49.4% 55,600 54,300 109,900
 Shkoder 43.4% 56.6% 30,100 39,300 69,400
 Lushnje 54.2% 45.8% 26,600 22,400 49,000
 Diber 41.4% 58.6% 12,400 17,600 30,000
 Vore 56.3% 43.7% 9,300 7,200 16,500
 Rrogozhine 54.8% 45.2% 6,100 5,000 11,100
 6 Bashkitë 49.0% 51.0% 140,000 146,000 286,000

*Votat që u plotësuan gabim më 25 prill u janë shtuar votave të vlefshme të partive, duke presupozuar shpërndarje gabimi proporcional të fletëve të pavlefshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EDUARD ZALOSHNJA/ 4-4-2, ndarja e sinorit opozitar më 6 mars
Previous article BERJANA MOLLA/ Rruga drejt Logopedisë

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k