• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
EDUARD ZALOSHNJA/ Sa banorë ka Tirana?
Home
Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Sa banorë ka Tirana?

August 19th, 2021 F.autor Blog 0 comments

Shpeshherë në media, përmendet shifra 900 mijë banorë apo edhe 1 milion banorë për Tiranën aktuale. Por rrallë sqarohet nëse bëhet fjalë për Qarkun Tiranë, Bashkinë Tiranë, apo për zonën urbane të Bashkisë Tiranë.

Po t’i referohemi shifrave më të fundit të INSTAT-it, rezulton se në Qarkun Tiranë banojnë aktualisht gjithsej 912 mijë banorë (ku përfshihen fëmijë e të rritur). Qarku Tiranë përbëhet nga bashkitë Tiranë, Kamëz, Vorë, Kavajë dhe Rrogozhinë.

Duke kryqëzuar shifrat e INSTAT-it me të KQZ-së, mund të ekstrapolohet se në Bashkinë Tiranë banojnë aktualisht rreth 685 mijë banorë (ku përfshihen fëmijë e të rritur). Bashkia Tiranë përbëhet aktualisht nga 11 ish-minibashkitë (që formonin bashkinë deri para pesë vjetësh), si dhe ish-komunat e lagjet e reja përreth. Kufiri aktual i Bashkisë Tiranë përfshin një territor të madh urban e ruaral, duke filluar nga Lumi i Tiranës në veri, Mali i Fekenit në lindje, Mali i Krrabës në jug, dhe Kodrat e Ndroqit në perëndim).

Në 11 ish-minibashkitë e dikurshme të Tiranës, banojnë aktualisht rreth 555 mijë banorë (ku përfshihen fëmijë e të rritur). Ndërsa në territorin që shtrihet brenda vijës së verdhë urbane të 1989-ës, aktualisht banojnë rreth 410 mijë banorë (ku përfshihen fëmijë e të rritur). Në vitin 1989, brenda vijës së verdhë urbane, u regjistruan 195 mijë banorë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FJORI SINORUKA/ Lëvizja drejt Gjykatës së OKB rrit shpresat për një pakt detar mes Shqipërisë dhe Greqisë
Previous article MUSTAFA NANO/ Talebanët tanë kërcënuan me vdekje komedianin që bëri shaka me ezanin, të flasë Rama!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k