• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
EDUARD ZALOSHNJA/ Pse Xhafaj, e jo Majko?
Home
Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Pse Xhafaj, e jo Majko?

April 30th, 2021 F.autor Blog 0 comments

Në datën 25 mars, bëra një sondazh në Bashkinë Tiranë, për një garë të llojit të ri në zgjedhjet shqiptare – garën brenda familjes politike. Nga sondazhet e shumta që kam zhvilluar muajt e fundit në kryeqytet, vetëm për partinë më të madhe, kisha një kampion tejet përfaqësues të votuesve të prirur ta votonin atë. Dhe kampionin e përdora për të sonduar se cilin kandidat do të preferonin më shumë socialistët kryeqytetas (jo ata të Kamzës, Vorës, Kavajës, apo Rrogozhinës).

Sondazhin nuk e publikova, sepse nuk desha të ndërhyja në punët e familjes së tjetrit… Por në retrospektivë, thjesht nga pikpamja statistikore, vlen të krahasohet ai sondazh i im i 25 marsit me rezultatet faktike të Tiranës.

Nga sondazhi më rezultonte se në 25 mars, rreth 13.5 mijë socialistë kryeqytetas (jo kamzalinj, vorakë, kavajas, apo rrogozhinas) ishin të predispozuar të votonin për Fatmir Xhafajn (shihni grafikun shoqërues). Por edhe për Pandeli Majkon ishin të predispozuar të votonin rreth 10.5 mijë socialistë kryeqytetas.

Një muaj më vonë, më 25 prill, predispozicionet për të votuar u përkthyen në vota. Dhe numërimi i tyre tregoi se Xhafaj arriti ti përkthente në vota (madje edhe t’i tejkalonte) predispozicionet për të. Ai mori plot 15.7 mijë vota në kryeqytet (1 mijë të tjera i mori në bashkitë periferike). Kurse Majko nuk arriti t’i merrte 10 mijë votat që i duheshin për të thyer herësin…

Nga një hulumtim i shpërndarjes së votave zyrtare nëpër njësi, vihet re që Majko e ka marrë pothuaj gjysmën e votave të tij në Minibashkinë 5, ku ai ishte i caktuar të bënte fushatë për partinë. Ndërsa Xhafaj, 84% e votave të tij i ka marrë jashtë Minibashkisë 10, ku ai ishte i caktuar të bënte fushatë për partinë. Pse? Sepse votuesit e predispozuar të votonin për të ishin të shpërndarë uniformisht në të gjithë zonën urbane të kryeqytetit…

Nga informacionet që kam, shtabi elektoral i Xhafajt shpërndau mesazhe në WhatsApp dhe SMS tek të gjithë përkrahësit e tij potencialë kryeqytetas, jo vetëm në Minibashkinë 10. Ndërsa shtabi i Majkos u përqëndrua kryesisht në Minibashkinë 5…

Më vjen keq që Majko nuk e arriti potencialin elektoral që kishte. Por që të përkthehen predispozitat e votuesve në vota faktike, u duhet kërkuar vota atyre. Qoftë edhe me një mesazh në WhatsApp, apo me një SMS 2 centëshe…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKËNDER MINXHOZI/ Nuk është në pikëpyetje fati i Lulit, por i sistemit
Previous article ILIR BEQAJ/ Shkodra është e para

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k