Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, njoftoi dje se mbi 800 mijë banorë të rritur të Shqipërisë janë vaksinuar plotësisht ndaj Covid-19 (me të dyja dozat e vaksinave). Pavarsisht se vaksinimi i plotë nuk të mbron 100% nga infektimi, ai krijon imunitet që të mbron nga simptomat e rënda apo nga vdekja.
Po sa banorë të tjerë e kanë fituar këtë imunitet në mnyrë natyrale (pasi e kanë kaluar Covid-19)?
Nga një ekstrapolim paraprak i një vrojtimi rigoroz statistikor ballkanik (i cili do të publikohet i plotë së afërmi), më rezulton se rreth 140 mijë banorë të rritur të Shqipërisë nuk planifikojnë të vaksinohen, ngaqë e kanë kaluar Covid-19. Pra, me afërsi, mund të thuhet se rreth 45% e banorëve të rritur të vendit kanë aktualisht imunitet (vaksinor apo natyror) ndaj Covid-19.
Duke vazhduar me ekstrapolimin e vrojtimit të sipërcituar, rreth 460 mijë banorë të tjerë të rritur janë të prirur ta kryejnë vaksinimin e plotë në vazhdim. Gjë që do ta çonte përqindjen e banorëve të rritur me imunitet (vaksinor apo natyror) ndaj Covid-19 në 67%, ose 2/3 e popullsisë së rritur.
Leave a Reply