• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
EDUARD ZALOSHNJA/ Përballë murit 800-mijësh të Ramës…
Home
Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Përballë murit 800-mijësh të Ramës…

October 15th, 2021 F.autor Blog 0 comments

Pas zgjedhjeve të 25 prillit, Edi Rama u mburr se opozita nuk kishte shans të fitonte përballë murit 800-mijëshsocialist. Po për çfarë muri e kishte fjalën Rama?

Në qoftë se llogariten edhe votat e partive satelite të PS-së (PSD, etj.), në fakt, muri elektoral PS+satelite ka qenë rrotull kësaj lartësie në mënyrë konstante (si në opozitë edhe në pozitë). Pavarsisht se shumë votues janë larguar nga Shqipëria apo janë larguar nga kjo jetë në 12 vjetët e fundit, dardhët socialiste thjesht kanë rënë nën pemën e dardhës socialiste…

Përballë një muri të tillë konstant socialist, opozita ka qenë e përçarë në disa copa. Përçarja më e madhe aktualisht është ajo mes berishistëve dhe bashistëve (kadillistët përbëjnëthjesht një rrymë minore).

Para zgjedhjeve,përçarjae madhe ishte ajo mes Bashës e Kryemadhit, të cilët nuk ranë dot dakord tëhartonin lista të përbashkëta kandidatësh për deputetë. Gjë që mund t’ia kishte ulur gjasat e fitores Ramës. Por edhe votat e djathta që morën partitë e Jozefina Topallit dhe Astrit Patozit ndikuan sadopak në dobësimin elektoral të opozitës.

Me pak fjalë, tenda laramane e opozitës është e ndarë nësinore – disa të mëdha e disa të vogla.

Në qoftë se ndonjë ose disa nga liderët e këtyre sinorëve nuk përfundojnë në kthetrat e SPAK-ut dhe BKH-së deri më 2025, ekziston një farë probabiliteti për kapërcimin e murit 800-metërsh të Ramës. Por që të ketë ndonjë gjasë për fitore të opozitës,duhet që të gjithësinorët brenda tendës opozitare të përbashkohen – berishistët, bashistët, metistët, kadillistët, topallistët, patozistët etj. etj. duhet të dalin të gjithë me një listë të përbashkët kandidatësh në zgjedhjet e 2025-ës!

Sepse Rama nuk ka ndërmend ta ndryshojë sistemin zgjedhor në një mënyrë të tillë, që do t’ia jepte opozitës fitoren në pjatë…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHPËTIM LUKU/ Pse u binda që Thoma Gëllçi qenka thjesht një viktimë?
Previous article MERO BAZE/ Një shuplakë nga Venecia për Gjykatën tonë Kushtetuese

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k