• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
EDUARD ZALOSHNJA/ PD rritet me 100 mijë vota, përgjysmohet LSI
Home
Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ PD rritet me 100 mijë vota, përgjysmohet LSI

July 9th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Eduard Zaloshnja

Nga një projeksion që i bëra votave, bazuar në një sondazh që zhvillova ditët e para të korrikut, rezultonte që, nëse zhvillohen zgjedhje parlamentare sot, PD-ja dhe satelitet e saja tradicionale.

(PR+PDIU+LZHK+PDK+PBDNJ+etj.) marrin rreth 635 mijë vota. Ndërkohë, LSI-ja merr rreth 85 mijë vota.

Para dy vjetësh situata ishte ndryshe. Në zgjedhjet e 2017-ës, PD-ja dhe satelitet e saja tradicionale (PR+PDIU+LZHK+PDK+PBDNJ+etj.) morën gjithsej 535 mijë vota, që përbën minimumin e tyre historik. Ndërkohë, LSI-ja mori plot 225 mijë vota, që përbën kuotën maksimum të saj në zgjedhjet parlamentare.

Me pak fjlalë, shohim se me rritjen e PD-së dhe sateliteve të saj, kemi një tkurrje të LSI-së. Në fakt një korelacion i tillë vihet re në të gjithë dekadën e fundit.

Kështu, në vitin 2009, PD-ja dhe satelitet e saja tradicionale (PR+PDIU+LZHK+PDK+PBDNJ+etj.) morën gjithsej 760 mijë vota, ndërsa LSI-ja vetëm 75 mijë vota.

Në vitin 2013, PD-ja dhe satelitet e saja tradicionale (PR+PDIU+LZHK+PDK+PBDNJ+etj.) u tkurrën me 80 mijë vota, ndërsa LSI-ja u rrit me 105 mijë vota.

Në vitin 2017, PD-ja dhe satelitet e saja tradicionale (PR+PDIU+LZHK+PDK+PBDNJ+etj.) zbriten në pikën më të ulët (535 mijë vota), ndërsa LSI-ja kapi pikën e saj më të lartë (225 mijë vota).

Grafiku shoqërues e ilustron qartë këtë korelacion elektoral: Kur bie PD etj., rritet LSI, dhe anasjelltas.(RealStory)/l.m

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Lind Republika anti-perëndimore e Shqipërisë
Previous article ALTIN KETRO/ Morali i pamoralshëm i atyre që akuzojnë Edi Ramën për “kapje pushtetesh”

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k