• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
EDUARD ZALOSHNJA: Nga 840 mijë, vetëm 4.2 mijë në protestë…
Home
Blog

EDUARD ZALOSHNJA: Nga 840 mijë, vetëm 4.2 mijë në protestë…

December 19th, 2017 Redaktor2 Blog 0 comments

Nga një sondazh që publikova të premten, rezultonte se 40% e të anketuarve, nuk e pranojnë një Kryeprokuror të përkohshëm vetëm me votat e shumicës parlamentare, ndërsa 40% e pranojnë. Ndërkohë, 20% e të anketuarve janë të pavendosur në opinionin e tyre.

Të përkthyera në numër votuesish, këto rezultate na tregojnë se, rreth 840 mijë banorë të Shqipërisë, në moshë për votim (nga 2.1 milionë gjithsej), nuk janë dakord me zgjedhjen e Kryeprokurorit të përkohshëm, vetëm me votat e shumicës (shihni grafikun shoqërues).

Nisur nga kjo shifër, prisja që thirrjes së partive opozitare për protestën e opozitës, para Kuvendit të Shqipërisë (në lidhje me Kryeprokurorin e përkohshëm), t’i përgjigjeshin dhjetëra, në mos qindra, mijëra shqiptarë. Por nuk rezultoi kështu…

Në protestën opozitare të së hënës, nuk kishte më shumë se 4.2 mijë protestues (një vlerësim optimist edhe ky). Pra, në protestën e thirrur nga partitë opozitare, morën pjesë vetëm një e dyqinda e 840 mijë shqiptarëve, që nuk janë dakord me zgjedhjen e Kryeprokurorit të përkohshëm, vetëm me votat e shumicës. Dhe kjo gjë përbën një problem të madh për këto parti.

Duke qenë parti që kanë qenë në pushtet për shumë vite, PD-ja, LSI-ja, PR-ja etj., mund të jenë në gjendje të organizojnë mbledhjen e 4.2 mijë militantëve nga qytete të ndryshme të Shqipërisë. Por duket qartë se, ato nuk janë në gjendje të frymëzojnë 840 mijë shqiptarët, që nuk janë dakord me zgjedhjen e Kryeprokurorit të përkohshëm, vetëm me votat e shumicës. Pra, ka një mospërputhje mes mendimit të elektoratit opozitar dhe aftësisë së partive opozitare, për ta përfaqësuar atë mendim.

Dhe ky përbën një problem afatgjatë të partive opozitare. PD-ja mori vetëm 450 mijë vota në zgjedhjet e fundit, nga 680 mijë që kishte marrë koalicioni i saj, kur iku nga pushteti. LSI-ja mori 225 mijë vota në zgjedhjet e fundit, nga 260 mijë që kishte marrë në zgjedhjet e 2015-ës. Ndërsa partitë e vogla opozitare, pothuajse janë tretur si kripa në det.

Që kjo tkurrje elektorale të mos vazhdojë, duhet që partitë opozitare të japin shenja se janë në gjendje ta galvanizojnë elektoratin opozitar. Por protesta para Kuvendit të Shqipërisë, tregoi të kundërtën…(AFP.al)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTAN FUGA: Nuk donit Republike të re ju, tani …
Previous article XHULJO FERZAJ: Protesta e opozitës një betejë e dëshpëruar kundër reformës në drejtësi

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k