• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
EDUARD ZALOSHNJA/ Ndoshta 12 milionë vizitorë të huaj më 2024; siguria e jetës prioritet si për banorët, edhe për vizitorët
Home
Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Ndoshta 12 milionë vizitorë të huaj më 2024; siguria e jetës prioritet si për banorët, edhe për vizitorët

January 3rd, 2024 F.autor Blog 0 comments

Pas pandemisë Covid-19, dyndja e shtetasve të huaj që erdhën në Shqipëri regjistroi një rritje eksponenciale. Nga 6.4 milionë shtetas të huaj që erdhën në Shqipëri më 2019 (para pandemisë), më 2023 erdhën plot 10 milionë (shihni grafikun shoqërues). Dhe bazuar në një projeksion statistikor që kam ndërtuar në bashkëpunim me specialistin tim IT, këtë vit kjo shifër mund të shkojë deri në 12 milionë!

Me shtimin galopant të vizitorëve të huaj, shtohet edhe probabiliteti i krimeve ndaj tyre. Por në vitet e bumit turistik nuk është shënuar asnjë vrasje e shtetasve të huaj, përveç ndonjë incidenti pa pasoja të rënda. Madje edhe vdekjet e banorëve shqiptarë nga krimi jashtë familjes pothuaj janë përgjysmuar nga 2019 e këtej – vetëm 34 të tilla u regjistruan më 2023.

Pavarësisht këtij përmirësimi të sigurisë së jetës në vitet e fundit (si për banorët edhe për vizitorët), trupa policore e Policisë së Shtetit duhet të rritet, në pritje të rritjes galopante të turizmit. Nga 2019-ta, numri i punonjësve të policisë është tkurrur me rreth 1500. Të paktën duhet të rikthehet në nivelin e mëparshëm!

*Projeksion statistikor për 2024-ën

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EDUARD ZALOSHNJA/ Tirana, një mozaik përfaqësues i gjithë Shqipërisë
Previous article BEN ANDONI/ “Berisha”, si shtëpi ‘e përkohshme’ korrigjimi për moralin

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k