• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

July 21st, 2026
  • HOME
EDUARD ZALOSHNJA/ Me kursin 1 me 100 për euron, Banka e Shqipërisë mund të sigurojë rezervë valutore për 12 muaj importe
Home
Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Me kursin 1 me 100 për euron, Banka e Shqipërisë mund të sigurojë rezervë valutore për 12 muaj importe

August 9th, 2025 F.autor Blog 0 comments

Aktualisht rezerva valutore e Bankës së Shqipërisë e ka kaluar shifrën 6 miliardë Euro. Me një rezervë të tillë mund të mbulohen të gjitha importet e rreth 8.5 muajve, në rast të një situate emergjente. (Në fakt, rezerva valutore mbahet edhe për raste emergjente të pagesave fiskale në valutë ose të tronditjeve të forta në tregun valutor, por në literaturën ekonomike muajt e importeve përdoren si tregues kryesor.

Sivjet Banka e Shqipërisë mund të blejë valutë në tregun shqiptar valutor me kosto më të ulët se në vitet e mëparshme. Aktualisht në tregun e lirë valutor 1 Euro mund të blihet me vetëm 96,5 lekë (kursi më i ulët qysh nga krijimi i euros); 1 Dollar mund të blihet me vetëm 83 lekë (kursi më i ulët në dekadën e fundit); 1 Pound mund të blihet me 112 lekë (kursi më i ulët historik); 1 Frangë Sviceriane mund të blihet me 103 lekë (kursi më i ulët në dekadën e fundit).

Në qoftë se llogaritet një mesatare e thjeshtë arithmetike e kursit të këmbimit të katër valutave kryesore në tregun shqiptar, kursi i këmbimit rezulton sot 1 me 100.5. Ndërsa në qoftë se llogaritet një mesatare e ponderuar (bazuar në volumin e tregëtisë së jashtme), kursi i këmbimit rezulton sot 1 me 97,2 – kursi më i ulët historik!
Duke parë aktivet e shëndosha në bilancin e Bankës së Shqipërisë, mund të thuhet se ka vend për një fushatë të fuqishme blerjesh të valutës në tregun shqiptar nga ana e saj. Objektivi i një rezerve valutore që mund të mbulojë 12 muaj importe, është mëse i arritshëm në një situatë kaq të favorshme në tregun e brendshëm valutor. Një rezervë e tillë do të ishte një parapritë e mirë për çdo emergjencë valutore-financiare në të ardhmen.

Ndërkohë, një fushatë e tillë do ta stabilizonte kursin euro- lek në nivelin 1 me 100. Një kurs që do të ndihmonte gjthë industrinë e turizmit dhe eksportuesit shqiptarë, që punësojnë dhjetra mijëra shtetas me të ardhura të ulta.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/A duhet hetuar Olsi Dado si krijues i “Nesti Angonit”?
Previous article EDVIN KULLURI/ Ishim mirë kur ishim keq!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Blog Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

May 22nd, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k