• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
EDUARD ZALOSHNJA/ Lulzim Basha dhe Altin Basha!
Home
Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Lulzim Basha dhe Altin Basha!

July 2nd, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Eduard Zaloshnja

Regjisori Altin Basha ka realizuar disa skeçe të paharrueshme, gjatë shumë viteve që ka drejtuar emisionin e humorit, “Portokalli”. Lulzim Basha, ndoshta ngaqë ka të njëjtin mbiemër – nuk ka lidhje farefisnore me të – po mundohet ta imitojë regjisorin e talentuar kohët e fundit.

Para ca javësh, Lulzim Basha realizoi skeçin “Babale”, ku personazhet kryesorë i ngjanin dy personazheve të “Portokallisë” – “drejtorit” dhe “kapos”. Pas shfaqjes së atij skeçi në të gjitha televizionet , Lulzim Basha i bëri thirrje popullit opozitar të mblidhej për protestë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Por shumë pak opozitarë i dolën në protestë (dhe nga ata që dolën, gjysma iu fshehën diellit të fortë nën hijen e pishave)…

Së fundmi, Lulzim Basha realizoi skeçin “Toyota Yaris”, ku luajti vetë rolin e “policit” të “Portokallisë”. Duke dekonspiruar një aksion policor ndërkombëtar, ai ose luajti rolin e budallait (që donte të përfitonte politikisht nga një informacion konfidencial), ose luajti rolin e shejtan-budallait (që donte të paralajmëronte bandën transportuese të parave ilegale, të fshehura në një veturë Toyota Yaris).

Dhe pas këtij skeçi të fundit, Lulzim Basha po i bën përsëri thirrje popullit opozitar të mblidhet për protestë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Por gjasat janë që, edhe nëse i vijnë disa opozitarë në protestë, do të fshihen përsëri nga dielli i korrikut, nën hijen e pishave…

Pasi mori udhëheqjen e koalicionit opozitar (që kishte marrë 680 mijë vota në 2013-ën), Lulzim Basha e katandisi në një koalicion me 460 mijë vota (në 2017-ën). Dhe, nga dëshpërimi, tani po përpiqet të përdorë teknikat regjisoriale të Altin Bashës, për të fituar pikë në opinion. Por me skeçe alla “Portokalli”, nuk udhëhiqet opozita.

Opozita ka nevojë për një udhëheqës apo udhëheqëse konsekuente, që kritikon vazhdimisht qeverinë (dhe vend për kritika ka me pashë), që ofron zgjidhje për problemet e vendit (të ndryshme nga ato të qeverisë), dhe që identifikohet lehtë nga votuesit opozitarë si njeri me përkatësi politike/ideologjike të ngjashme me ta.

Qysh kur bëri marrëveshjen me Ramën, në majin e 2017-ës, Basha ka oshiluar nga detanta me qeverinë, te sulmet ndaj saj. Para zgjedhjeve të 2017-ës, u fol shumë për një koalicion të madh paszgjedhor mes PS-së dhe PD-së. Kjo nisur nga fushata e butë elektorale e Bashës, e cila shigjetonte kryesisht LSI-në dhe PDIU-në dhe fare pak PS-në. Ndërsa në ditët e sotme, një nga njerëzit më të afërt të Bashës, hodhi përsëri në qarkullim idenë e një koalicioni të madh, që duhet ta qeverisë Shqipërinë deri në fillimin e negociatave me BE-në.

Siç duket, këto oshilacione e kanë bërë Astrit Patozin të theksojë publikisht në mënyrë të vazhdueshme, se marrëveshja Rama-Basha e 17 majit, mbetet në fuqi. Sipas tij, Basha dhe njerëzit përreth, përfitojnë nga llokmat që u jep Rama, sa herë që miratohet ndonjë koncesion ose sa herë që miratohet ndonjë qiellgërvishtës i ri në Tiranë.

Në fakt, të bën përshtypje pse PD-ja e Bashës nuk e ka shigjetuar kompaninë koncesionare të mirëmbajtjes së “Rrugës së Kombit”, pavarësisht se qytetarët e Kukësit i vunë flakën investimit të saj në hyrje të tunelit të Kalimashit. Më tej, të bën përshtypje pse PD-ja e Bashës nuk e ka shigjetuar qiellgërvishtësin më të madh në Tiranë, që po e ndërton pikërisht kompania e mësipërme, te parku “7 xhuxhat”; ose kullat që ajo do të ndërtojë pas ish-Sheratonit; ose qiellgërvishtësin që do të ndërtojë një kompani tjetër, mu në mes të Tiranës.

Për ta ringritur koalicionin e djathtë (të paktën aty ku e la Berisha, te 680 mijë votat), Bashës i duhen edhe 220 mijë vota ( krahasimisht me vetëm 460 mijë votat që mori më 2017). Por prapë, edhe sikur – një sikur i madh ky – t’i rikuperojë ato 220 mijë vota, nuk do t’i mjaftojnë për ta risjellë PD-në në pushtet.

Ndoshta, zgjidhja më shpresëdhënëse për PD-në është zëvendësimi i Bashës me një udhëheqës apo udhëheqëse tjetër…!(AFP)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HANS KUNDNANI/ Tre vizionet e europianëve që mund të shpërbëjnë BE-në
Previous article MONIKA STAFA/ Gjuha e urrejtjes- rastet krahasuese në raportet europiane

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k