• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
EDUARD ZALOSHNJA/ E vërteta e “blerjes” së votave. PS u tkurr, por LSI u shtua më herët
Home
Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ E vërteta e “blerjes” së votave. PS u tkurr, por LSI u shtua më herët

June 1st, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Eduard Zaloshnja/

Në thelb të kursit bojkotues të PD-së është pretendimi i saj se PS-ja i bleu votat e saj në zgjedhjet e fundit, kështu që nuk ia vlen të garosh me të, për sa kohë strategu i blerjes vazhdon të jetë kryeministër.

Në fakt, blerja e votave nuk është një fenomen i panjohur në Shqipërinë e tre dekadave të fundit. Dhe indiciet për këtë fenomen janë edhe shkencore.

Pyetje e bërë në një sondazh në vjeshtën e vitit 2017: A ju janë ofruar NDONJËHERË pará apo ndonjë favor, në shkëmbim të votës tuaj në zgjedhje? Kësaj pyetje i janë përgjigjur pozitivisht 20.6% e të anketuarve shqiptarë. Vetëm malazezët kanë një kuotë më të lartë në Ballkan 22.5% (shihni grafikun shoqërues).

Sondazhi i mësipërm u bë në kuadër të një studimi të kryer prej Institutit për Demokraci “Shoqëria Civile”, Shkup, si pjesë e Projektit HORIZON 2012, të financuar nga BE. Projekti HORIZON 2012 zbatohet nga një konsorcium ndërkombëtar i drejtuar nga Shkolla për Studime Sllave dhe Europiano-Lindore pranë Kolegjit Universitar Londër. Ndërsa anketimin në terren në Shqipëri e ka kryer Qendra e Kërkimeve Historike dhe Antropologjike.

Meqënëse në Shqipëri banonin rreth 2.15 milionë zgjedhës në 2017-ën (nga mbi 3.4 milionë që ishin gjithsej në listat e zgjedhësve), mund të ekstrapolohet se rreth 435 mijë zgjedhësve me banim në Shqipëri u janë ofruar pará apo ndonjë favor (në shkëmbim të votës), të paktën në një nga zgjedhjet që ata kanë marrë pjesë në tre dekadat e fundit.

Por ç’ndodhi në zgjedhjet e 2017-ës?

Sipas përgjimeve të publikuara në mediat vendase (madje edhe të huaja, si p.sh. Voice of America, Deutsche Welle, etj.), në qarqet Durrës e Kukës mund të ketë pasur blerje votash. Por sa mund të kenë ndikuar ato në rezultatin përfundimtar?

Në qarkun Kukës, PS-ja nuk arriti të dilte parti e parë, edhe pse iu afrua fare pranë kësaj surprise të jashtëzakonshme. Si rezultat, PD-ja mori 2 mandate dhe PS-ja 1 mandat (sipas parashikimeveve). Ndërsa në qarkun Durrës, ndodhi surpriza e jashtëzakonshme – PD-ja mbeti me vetëm 4 mandate (gjë që s’kishte ndodhur më parë). Mandati që mori papritmas PS-ja në Durrës e çoi atë nga 73 mandate, në 74 gjithsej.

PD-ja e humbi mandatin e saj të pestë në Durrës për vetëm 2 mijë e ca vota. Le të supozojmë për një çast se PD-ja i mori ato vota (pra PS-ja mori vetëm 73 mandate gjithsej), dhe të analizojmë në rang vendi pse PD-ja mori aq pak mandate.

PS-ja, PSD-ja dhe partitë e vogla të majta (pa LSI-në) pësuan tkurrje të numrit të votave në 2017-ën, krahasuar me 2013-ën – nga 815 mijë vota që morën në 2013-ën, zbritën në 780 mijë vota.

Edhe PD-ja, PR-ja dhe partitë e vogla të djathta (pa PDIU-në) pësuan tkurrje – nga 635 mijë vota në 2013-ën, zbritën në 460 mijë vota.

Tkurrja e votave të dy kampeve të mëdha mund të shpjegohet pjesërisht me rënien e numrit të pjesëmarrësve në zgjedhje – nga 1.72 milionë vota të vlefshme në 2013-ën, zbritën në 1.59 milionë.

Por ndërsa pjesëmarrja u tkurr (e për pasojë, u tkurrën dhe dy kampet e mëdha), dy parti u rritën ndjeshëm. PDIU-ja pothuaj i dyfishoi votat e saj – nga 45 mijë vota në 2013-ën, u ngjit në kuotën e 75 mijë votave. Ndërsa LSI-ja pati një rritje prej 45 mijë votash – nga 180 mijë vota në 2013-ën, u ngjit në kuotën e 225 mijë votave.

Këto shifra janë përmbledhur në figurën shoqëruese, e cila ilustron grafikisht se ku ikën votat e PD-së…(Realstory)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTUR AJAZI/ Nuk po i lutet jo, por thjesht po i kujton ca gjëra!
Previous article PËLLUMB KULLA/ Në këto ditë pikëllimi për Metin tonë

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k