• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
EDUARD ZALOSHNJA/ 6 bashkitë një mostër perfekte statistikore
Home
Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ 6 bashkitë një mostër perfekte statistikore

January 24th, 2022 F.autor Blog 0 comments

Sondazhet e opinionit bëhen zakonisht me 1000-1500 të anketuar, të përzgjedhur në mënyrë të tillë që ta përfaqësojnë sa më mirë popullsinë (brenda një marzhi gabimi statistikor +/- 2.5% deri 3%). Kjo vlen si për një vend si SHBA, me 330 milionë banorë, edhe për një vend si Shqipëria, me 2.8 milionë banorë –sondazhet bazohen në të njëjtat ligje të teorisë së probabilitetit.

Në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit në Shqipëri, do të thirren për votim rreth 350 mijë banorë të rritur të 6 bashkive. Është mostra më e madhe statistikore që mund të ëndërrojë çdo sondazhist! Por a përfaqëson kjo mostër statistikisht të gjithë elektoratin e Shqipërisë?

Nga pikpamja demografike, 350 mijë banorët e rritur të 6 bashkive përbëjnë një pasqyrë pothuaj perfekte të elektoratit shqiptar. Raporti i meshkuj-femra është praktikisht identik me të të gjithë popullsisë. Raporti mes grup-moshave është praktikisht identik me të të gjithë popullsisë. Raporti i urban-rural është pothuaj identik me të të gjithë popullsisë.

Nga pikpamja gjeografike, kemi një bashki veri-perëndimore, një veri-lindore, dy të Shqipërisë së Mesme, një gjysëm jugore, dhe një jugore. Për më tepër, Durrësi dhe Vora janë bashki me shumë banorë të shpërngulur nga të gjitha krahinat e vendit.

Nga pikpamja politike, në të gjashta bashkitë (të marra së bashku), ndarja e votave të 25 prillit të vjetshëm mes dy kampeve (PS+PSD dhe PD-AN+LSI) ishte pothuaj e barabartë. Ashtu siç ishte në rang kombëtar.

Nuk dihet ende sesi do të regjistrohen kandidatët e opozitës në këto 6 bashki, por vendimet e KQZ-së duket se do ta detyrojnë Komisionin e Rithemelimit (të Berishës) që të dalë me kandidatë të përbashkët me LSI-në (etj.), sepse vetëm kësaj të fundit i janë pranuar komisionerë në komisionet e votimit e të numërimit. Komisionerët e tjerë janë të PS-së dhe të PD-së (së Bashës).

Në një skenar të tillë, zgjedhjet e 6 marsit (pavarsisht nuancave lokale) do të përbëjnë sondazhin më të madh të mundshëm, për tesimin e përkrahjes aktuale elektorale kombëtare ndaj Ramës, Bashës, e Berisha-Metës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NEDA BALLUKU/ Ky vend nuk fal as shenjtoret dhe as ku*vat
Previous article MERO BAZE/ Hakërrimat e Sali Berishës ndaj mbështetësve të Bashës

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k