• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
EDUAR ZALOSHNJA/ Si votoi vjet gjysma më e varfër dhë më e pasur e elektoratit?
Home
Blog

EDUAR ZALOSHNJA/ Si votoi vjet gjysma më e varfër dhë më e pasur e elektoratit?

June 28th, 2022 F.autor Blog 0 comments

Gjatë fundjavës zhvillova një sondazh elektronik, ku ndër të tjera, të anketuarit (banorë të rritur, 18 vjeç e sipër) u pyetën edhe për të ardhurat e tyre personale mujore dhe se për kë kishin votuar vjet në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Duke i kryqëzuar përgjigjet e këtyre dy pyetjeve, mund të krahasohet mënyra e votimit të gjysmës më të varfër dhe gjysmës më të pasur të elektoratit.

Mesorja e të ardhurave personale ishte 270 euro në muaj ose 9 euro në ditë. Me fjalë të tjera, gjysma e të anketuarve kishin të ardhura personale nga 0 deri në 9 euro në ditë, ndërsa gjysma tjetër mbi 9 euro në ditë.

Te gjysma më e varfër e elektoratit, pjesëmarrja në zgjedhjet e vjetshme ishte më e lartë (vetëm 19% nuk votuan vjet). Ndërsa te gjysma më e pasur, pjesëmarrja ishte më e ulët (pothuaj 23% nuk votuan vjet). Votimi për PS-në ishte identik në të dyja gjysmat e elektoratit, ndërsa PD-AN pati rezultat disi më të mirë në gjysmën më të varfër.

Meqënëse shumica dërrmuese e pensionistëve kanë të ardhura personale më të vogla se 9 euro në ditë (325 mijë lekë të vjetra në muaj), analizova në mënyrë të veçantë sesi kishin votuar vjet të anketuarit 65 vjeç e sipër. Në këtë grupmoshë, PS-ja kishte një përqindje votimi shumë më të lartë se në pjesën tjetër të popullsisë dhe niveli i pjesëmarrjes ishte goxha i lartë – vetëm 13% e pensionistëve nuk votuan vjet (shihni 3 grafikët e mëposhtëm).

Si votoi vjet gjysma më e varfër dhë më e pasur e elektoratit?Si votoi vjet gjysma më e varfër dhë më e pasur e elektoratit?Si votoi vjet gjysma më e varfër dhë më e pasur e elektoratit?

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUTFI DERVISHI/ Rama dhe Qeveria e tij rrezikon seriozisht të lërë pa punë Portokallinë
Previous article BEN ANDONI/ Buzëqeshja që të kafshon e Evropës, Ballkani dhe sëmundja e Putinit

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k