• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
EDMOND LAÇI/ Sot Viti i Ri Hënor
Home
Blog

EDMOND LAÇI/ Sot Viti i Ri Hënor

January 22nd, 2023 F.autor Blog 0 comments

Mëngjesi i 22 janarit në Pekin i ngjan skenarit të një filmi apokaliptik. Rrugët e metropolit gjigand prej 22 milion banorëshjanë pothuajse të boshatisura, ndërsa “mysafiri” i vetëm që vjen si me porosi nga qielli, është pikërisht Dielli. Edhe pse gjatë natëstemperatura zbriti në minus 7 gradë Celsius dhe në disa zona perëndimore dhe veriore të kryeqytetit ra dëborë, në Pekin dhe nëmbarë Kinën sot është jo vetëm dita e parë e vitit të ri, por edheedhe dita e parë e Pranverës. Pas tre vitesh bllokimi për shkak tëCovid-19, udhëtimi i Festës së Pranverës që njihet edhe si “lëvizjamë e madhe e njerëzve në botë“, këtë herë më shumë se kurrëduket se ka zbrazur qytetet e stërmëdha kineze. Pavarësishtthirrjes për vetëpërmbajtje nga autoritetet, vetëm në 12 ditët para Festës së Pranverës (7-18 janar), hekurudhat, autostradat, rrugëtujore dhe aviacioni civil i Kinës kanë zhvendosur gjithsej 480 milionë pasagjerë. Megjitatë “eksodi” i vërtetë ka nisur dje nëditën e parë të pushimeve njëjavore, kur qindra e qindra milionëkinezë të tjerë janë nisur për të festuar pranë vendilindjes dhefamiljeve të tyre, sidomos në zonat rurale.

Prej natës së gjatë festive, por edhe eksodit të madh, sot nëPekin ke shansin e rrallë të ecësh apo të bësh një fotografi në mestë bulevardit qendror. Ndonjë taksi e rrallë apo autobus qëudhëton pa asnjë pasagjer, shërbejnë për të kujtuar se nuk je përballë një fotoje stërmadhe të kryeqytetit. Ndërsa shumica e dyqaneve, bareve dhe restoranteve kanë lënë pas dyerve tëmbyllura dhe fasadave kryesore vetëm maskotën e bukur të lepuritdhe një njoftim të shkurtër për hapjen e tyre në datën 28 janar. Festa e Pranverës për kinezët, por edhe një të katërtën e popullsisëbotërore në Lindjen e largët, duke përfshirë Indonezinë, Filipinet, Vietnamin, dy Koretë, Malajzinë, Singaporin dhe Brunein, është e shenjtë.

Në fakt kremtimet në Kinë për Vitin e Ri Hënor nisën qëmbrëmë, në orën 20.00 me atë të Pekinit, me shfaqjen e përvitshme televizive, të shumëpritur nga kinezët në të gjithëglobin. Edhe këtë vit Grupi Mediatik i Kinës (CMG) s’mund tëprezantohej pa një “herë të parë”, duke sjellë risi teknologjike si transmetimi i drejtpërdrejtë me teknologjinë e qartësisë ultra tëlartë 8K, plus Tingujt e Ngjyrshëm 3D. Galaja përveç kinezishtesu transmetua edhe në 68 gjuhë të tjera, në më shumë se 700 media nga mbi 170 vende e rajone të botës. Jo më kot ky program ështëpërfshirë në librin e rekordeve botorore “Guinness” si më i ndjekuri në botë që nga fillimi i tij në vitin 1983, me miliardashikues çdo vit.

Ky vit është viti i lepurit, një simbol i qetësisë, elegancës dhefatit. Dhe pikërisht këtë të fundit duket se kinezët e dëshirojnë mëshumë këtë fillimviti, sidomos në shëndet. Edhe pse në pjesën mëtë madhe të vendit piku i infektimeve nga Covid–19 duket se tashmë ka kaluar, eksodi i madh i këtyre ditëve, i ka detyruarautoritetet të përgatiten për një valë të re infektimesh, sidomos nëzonat rurale. Burimet zyrtare bëjnë të ditur se janë shpërndarë mëshumë se 57 milionë pako shëndetësore në këto zona, kryesishtpër grupe të tilla si të moshuarit, fëmijët, njerëzit me sëmundjekronike ose në kushte të dobëta fizike, invalidët dhe gratështatzëna. Gjithsesi që nga 23 dhjetori i vitit të kaluar infeksionetkanë ardhur në rënie të vazhdueshme, deri në -94 për qind tëarritur më 17 janar. Numri i pacientëve që iu drejtuan reparteve tëurgjencës gjithashtu ra (-44 për qind), ndërsa situata në spitale u përcaktua afër normales, ku vetëm 0.5 për qind e pacientëveraportohet të shtrohen në spital për shkak të Covid.

Festimet për Vitin e Ri Hënor përfundojnë me Festën e Fenerëve që, sipas legjendës, i ka rrënjët në mitin e njëpërbindëshi që çdo 12 muaj dilte nga vendi i tij i fshehur për t’i bërë keq qenieve njerëzore. Këtë vit, kinezët me dekorimet e tyretë kuqe, vallëzimin e luanit, dritat e fenerëve dhe zhurmat e forta, më tepër se përbindëshin Nian, do kërkojnë të largojnëpërfundimisht Covid-19.  (CRI)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FRROK ÇUPI/ E pashë shtetin duke rënë
Previous article NDRIÇIM XHEPA: Big Brother, shfaqje antikulturore dhe antinjerëzore

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k