• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

March 18th, 2023
  • HOME
EDMOND LAÇI/ Bileta ajrore falas për në Hong Kong dhe Makao
Home
Ekonomi

EDMOND LAÇI/ Bileta ajrore falas për në Hong Kong dhe Makao

February 28th, 2023 bora.autor Blog, Ekonomi 0 comments

Nuk është lajm për datën 1 prill, por për 1 mars. Duke filluar pikërisht nga mesnata e sotme (me orën e Pekinit) Rajoni i Posaçëm Administrativ i Hong Kongutnë jug të Kinës nis i pari shpërndarjen e biletave ajrorefalas, një fushatë që do të zgjasë plot 6 muaj. Edheautoritetet e turizmit në Rajonin tjetër të PosaçëmAdministrativ, Makao, kanë njoftuar shpërndarjen e biletave falas këtë vit, në një përpjekje për të promovuarvendin. Nga këto oferta nuk përjashtohen as shtetasit ngaShqipëria, të cilët udhëtojnë pa viza në Hong Kong e Makao dhe shumë shpejt, edhe në pjesën kontinentale tëKinës pas nënshkrimit të marrëveshjes mes dy shteteve.

Fushata “Hello Hong Kong” është quajturmirëseardhja më e madhe në botë nga autoritetet lokale, të cilët kanë vënë në dispozicion të joshjes së turistëvenjë fond prej 2 miliardë dollarësh honkongas, ose 230 milionë euro. Ndryshe nga vendet e tjera që zgjedhin të sponsorizojnë turizmin përmes ftesave për influencuesit dhe blogerët e udhëtimit, Hong Kongu ka zgjedhur qëturisti i saj të jetë çdo qytetar i globit. Për këtë qëllim janë vënë në dispozicion plot 500 mijë bileta ajrore falas, të cilat do shpërndahen përmes dy mënyrave: E para është një lloj llotarie, kështu që fitimi i një bilete nuk është i garantuar; ndërsa tjetra është një ofertë, e cila ju lejon të blini një biletë dhe të merrni një tjetër falas. Këto oferta ose llotari do të jenë të disponueshme në faqet zyrtare të linjave ajrore Cathay Pacific Airways, Hong Kong Express dhe Hong Kong Airlines. Biletat kanë një kohëzgjatje 6–mujore, janë të gjitha të kthyeshme dhe të klasit ekonomik, i nënshtrohen kushteve të linjave ajrore dhe nuk përfshijnë taksat që do të ngarkohen në momentin e lëshimit. Ndërkohë Makao, e cila ka njoftuar dhurimin e të paktën 160 mijë biletaveajrore gjatë 2023-it, ende nuk e ka shpallur datën e nisjes së fushatës së saj promovuese.

Linjat ajrore të Hong Kongut do t’i shpërndajnë biletat sipas një renditjeje strikte, pasi periudha e parë, duke filluar nga mesnata e sotme, do t’u kushtohet fillimisht vizitorëve nga Azia Juglindore, të ndjekur nga Kina kontinentale, pastaj me radhë, turistëve nga Azia Verilindore dhe tregjet e tjera, përfshirë Evropën apo Shtetet e Bashkuara. Krahas lajmit të bujshëm të gjysëm milionë biletave falas që tërhoqi menjëherë vëmendjen e gazetave dhe revistave të të gjithë globit, Hong Kongu ka njoftuar një sërë eventesh dhe iniciativash të tjera, si festivale, konferenca, ngjarje të rëndësishme sportive dhe artistike. Nuk do mungojnë as pijet falas për mirëseardhje, ftesat për restorantet dhe baret në qytet dhe shumë surpriza të tjera.

Hong Kongu që rihapi kufijtë pas tre vitesh për shkak të Covid-19, provoi një tkurrje të numrit mesatar të vizitorëve nga 56 milionë në 2019-tën, në vetëm 605 mijë në vitin 2022. Por sipas Fred Lam, administratorit të deleguar të Autoritetit Aeroportual të Hong Kongut, “ata që do marrin biletat falas, shpresojmë të sjellin edhe të afërm dhe miq me vete”, duke shtuar se ai pret një efekt shumëfishues, duke tërhequr 1.5 milion vizitorë vetëm mes marsit dhe shtatorit të këtij viti. Po kështu autoritetet në Hong Kong po marrin parasysh edhe heqjen e maskave në fund të muajit mars, ndërsa Makao vendosi ta marrë këtë masë që nga e hëna e ardhshme.

Tani që Kina është hapur totalisht, fushata “Hello Hong Kong”, ka joshur më së shumti biznesmenët, tëcilët rrugën më të lirë për të mbërritur nga Evropa nëZonën e Madhe të Gjirit Guangdong-Hong Kong-Makao, e kanë pikërisht nga aeroporti i Hong Kongut. Si një nga rajonet më të zhvilluara të globit, aty dhe nëqytetet përreth si Shenzhen e Guangzhou (dy nga fuqitëmë të rëndësishme ekonomike të Kinës Jugore), zhvillohen me qindra e qindra panaire e aktivitete ndërkombëtare biznesi. Mjafton të përmendësh se nga Hong Kongu në pjesën kontinentale dhe anasjelltas lëvizin pa ndërprerje gjatë 24 orëve mjete nga të gjitha llojet dhe për të gjitha buxhetet, nga taksitë, autobusët, metrotë, trenat dhe anijet. Por më parë duhet të kesh njëbiletë për në Hong Kong, qoftë edhe Makao. Të cilën qësot mund ta kesh edhe ti që po lexon këto radhë. Falas. (CRI)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Më në fund SHBA është në dorë të Berishës
Previous article ANALIZA/ “Diplomacia e tërmetit” Turqi-Greqi: A do të jetë këtë vit ndryshe nga 1999-a?

bora.autor

Related Posts

FLAMUR TOPI/ Lojërat e gabuara të Big Brother Vip Blog
March 15th, 2023

FLAMUR TOPI/ Lojërat e gabuara të Big Brother Vip

EMIRJON SENJA/ Kostoja e të jetuarit ndershëm në këtë vend! Blog
March 13th, 2023

EMIRJON SENJA/ Kostoja e të jetuarit ndershëm në këtë vend!

FRROK ÇUPI/ Pse nuk ulem në një lokal ku nuk njoh? Blog
March 13th, 2023

FRROK ÇUPI/ Pse nuk ulem në një lokal ku nuk njoh?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
ALFRED PEZA/ “Këshilla një gazetari" për Alketa Vejsiun

ALFRED PEZA/ “Këshilla një gazetari" për Alketa Vejsiun

OP-ED Feb 7th, 2020
FALEMINDERIT "heronjve të heshtur". Budallai mbaron ku fillon... HEROI Aktualitet

FALEMINDERIT "heronjve të heshtur". Budallai mbaron ku fillon... HEROI

Mar 27th, 2020
SKËNDER BRATAJ/ Shoferi që kërkon të bëhet deputet Aktualitet

SKËNDER BRATAJ/ Shoferi që kërkon të bëhet deputet

Nov 19th, 2020
Kush është kryesharlatani? Koloneli i Detit i përgjigjet Berishës: Pakti i fshehtë që bëre ti… Blog

Kush është kryesharlatani? Koloneli i Detit i përgjigjet Berishës: Pakti i fshehtë që bëre ti…

Mar 7th, 2018
JONAS DRIEGDER/ Sa ndikim ka realisht Rusia mbi Gjermaninë? Blog

JONAS DRIEGDER/ Sa ndikim ka realisht Rusia mbi Gjermaninë?

Jul 30th, 2018
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k