• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
EDMOND ARIZAJ/ Sot, koha për të mbështetur Edi Ramën!
Home
Blog

EDMOND ARIZAJ/ Sot, koha për të mbështetur Edi Ramën!

March 25th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Ka një kohë për sulm, por ka dhe një kohë për mbështetje.

E sot, është koha për mbështetje ndaj kryeministrit Edi Rama. Mos vallë hoqa dorë nga mendimi se është PR-isti më i madh në vend? Jo. Mos vallë hoqa dorë nga mendimi se është i aftë të të bëjë të mendosh me trutë e tij?

Jo. Vazhdoj të mendoj se është po aq propagandist, po aq manipulator, po aq egoist, arrogant, e narcizist.

Por ajo qe ka nisur pika pika në hartën e Shqiperisë, duke skuqur ditë pas dite qytetet dhe zgjeruar shtrirjen e Sars-Cov-2, te njohur si koronavirus, rrezikon të na ktheje si Italia.

Rreth dy muaj më parë, keshtu nisi dhe Italia, pika pika të kuqe në hartën e saj. E sot…Ndërsa sot, pikerisht sot ne vendin tone, te vetmin qe pashe te merrte ne sy rrezikun e infektimit per te dhene mesazhin jo nepermjet kameres, se DUHET NDENJUR NE SHPI, ishte kryeministri Rama. Mund ta etiketojme si te duam, mund te kemi urrejtje patologjike e qejmbetje historike, por po ben realisht ate qe duhet, ate qe pritet nga nje kryeminister. Te udheheqe. Nuk po shkon si koleget evropiane a boterore te vizitoje te semuret ne spitale, i veshur si Lui Amstrong, sepse i ka lene ne dore te atyre qe jane me te afte, mjekeve, por doli ne rruge, ne treg, te beje ate qe di te beje me mire, te mbushe mendjet. Ndaj duhet mbeshtetur. Ne nuk jemi te paprekshem. Nuk na mbron as hudhra e as rakia. Nuk na mbron as arratisja ne fshatra e ne male. Duhet te ndihmojme veten. Duhet te ndihmojme njeri tjetrin. E ne kete rast duhet te ndihmojme edhe perpjekjet e Rames.

Nje njeriu qe nuk trembet nga infeksioni, pavaresisht distances, nje njeriu qe e merr rrezikun ne sy, qofte edhe per nje foto sensibilizuese, nuk i thua dot se po luan teater. Sepse i bie te jete aktor kumarxhi me jeten e vet.

E kete nuk e besoj per Ramen. Por ama besoj shume se po ben mbimaximumin qe Shqiperia te dale sa me pak e prekur. A, nese disa duan me domosdo rrezimin e Rames. Nese jane te afte, te luajne si opozita ne Angline e pas Luftes se Dyte Boterore.

Curcilli fitoi mbi nazizmin, mbrojti Angline, doli triumfator ne bote, por ama humbi zgjedhjet ne vend ne 1945, perballe opozites qe ishte krah tij ne kohen e luftes, sepse ishin ne krah te njerezve, sepse popullin e kishin te perbashket.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANALIZA/ Gjermani vs Itali: Pse COVID-19 po luftohet më mirë në ekonominë e katërt të botës?
Previous article EDUARD ZALOSHNJA/ Përveç karantinës masive, edhe testime masive

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k