• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

July 19th, 2026
  • HOME
EDMOND ARIZAJ/ Rama po e sakrifikon Lulin me dashuri
Home
Blog

EDMOND ARIZAJ/ Rama po e sakrifikon Lulin me dashuri

May 10th, 2021 F.autor Blog 0 comments

A është krejt i sinqertë Edi Rama në shtrirjen e vazhdueshme të dorës drejt Lulzim Bashës? Ai thotë po. Luli nuk e beson. Historia me dorështrirjen e bashkëpunimit të Ramës thotë “kujdes”. Ndoshta e shtrojmë pyetjen gabim. Për çfarë i duhet Basha? Ka egzekutivin. Ka legjislativin. Nuk e provon dot kush, por aksiomatikisht si dorëzanës të reformës, “i takon” edhe drejtësia.

Përse vallë e do edhe opozitën? Apo më saktë Partinë Demokratike, meqë LSI nuk do ta marrë as në konsideratë. Punët, investimet, projektet, rilindjen urbane, rilindjen shqiptare, i formëson e i ngjyros vetë. Për çfarë dreqin i duhet pra Lul Basha? Apo mos vallë është duke luajtur diabolikisht, si një luan i madh që i ra në thonj një gazelë e pa rritur mirë, që jo me vrap nuk ikën dot, po s’qëndron dot as në këmbë.

Sepse gjithë kjo “dashuri” që shpreh ai për Bashën, përkthehet në papërmbajtje të Berishës dhe në mllef të elektoratit blu, me vota të qarta, mijëra e qindra mijëra kundë Ramës. Mos vallë Rama këtë po bën? Nxitjen në maksimum të paranojakëzimit të Berishës, duke stimuluar një betejë të padukshme në trekëndëshin Meta-Berisha-Basha, shumë më të ashpër se sa ajo kundër tij?

Këmbëngulja e vazhdueshme për “shpëtimin” e Lulit, do ngrinte dyshime të thella për këdo, jo më për Berishën dhe Metën, që duket se janë “armiqtë” e vërtetë. Pra do ngrinte dyshime për një marrëveshje, mbi marrëveshjen që di plotësisht Berisha dhe asaj pjese që di Meta. 17 Maji i 2017, vazhdon të jetë misteri i madh. Dijeni të plotë për çfarë është biseduar në ato orë mendoj se ka Rama dhe Basha afërmendsh, por edhe Berisha. Ndoshta, dhe vetëm ndoshta ai si duket ka qenë dakort, jo vetëm të luftohej kundër LSI, por edhe pushteti të mos synohej si i takon një opozite të vërtetë.

Dalim tek pyetja që na dedukton ky arsyetim: Çfarë vallë i qenka premtuar Berishës? Por në fund të fundit Basha dhe Rama kanë rënë dakort ta mbrojnë, apo ta shkatërrojnë? Në gjithë këtë dyshim të madh, mbushur me pikëpyetje dhe dyshime më të vogla, shoqëruar nga të panjohura të thella që nga fushata e 2005, prej ndryshimit të Kushtetutës 2008, marrëveshjes së 1 Prillit të 2013 dhe 17 Majit të 2017, një gjë duket krejt e qartë: Edi Rama ka luajtur i vetëm dhe vetëm për vete e i ka luajtur gjithë të tjerët si gurë shahu të sakrifikueshëm, në kohën e duhur.

Njëjtë e shoh edhe Lulin sot. Vetëm se atë po e sakrifikon duke i shprehur dashuri. Me Berishën dhe Metën ka qenë e pamundur dashuria, sepse ata në kohë të ndryshme kanë qenë si Rama sot, lojtarë të fortë shahu politik. Ishin kohë kur Rama vetë ishte i sakrifikueshëm.

Në epilog, brenda pak javësh do zbulojmë atë që s’e mësuam dot prej 2004: A është Luli një naiv që edhe pse iu dhanë grada pa kursim nuk u ngrit dot në rolin e një oficeri, apo u shndërrua në sytë tanë në mjeshtrin e kamuflimit politik duke ia hedhur njëherësh dy prej elefantëve politikë shqiptarë?

Unë personalisht do vija bast për vrasjen me dashuri të Lulit nga Rama. Sepse më duket që vizionin e “Shqipërisë së re”, Rama nuk do ta ndajë me askënd, aq më pak me Lulin. Thjesht, me ftesën e tij, me dashurinë pa kushtëzim, hedh gaca zjarri në një tokë që po digjet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALTIN KETRO/ Mallkimi që e ndjek në çdo palë zgjedhje Lulzim Bashën
Previous article ANALIZA/ 3 arsyet pse SHBA nuk kanë një strategji koherente ndaj Kinës

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Blog Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

May 22nd, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k