• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

April 14th, 2021
  • HOME
EDMOND ARIZAJ/ Denoncoj mjekët e Kovid 1 dhe Kovid 2
Home
Blog

EDMOND ARIZAJ/ Denoncoj mjekët e Kovid 1 dhe Kovid 2

March 6th, 2021 bora.autor Blog 0 comments

Me cuan tek Kovid 1. Fillimisht u perballa me nje infermiere me emrin Shaze. E kishte emrin e shkruar mbi mbrojtesen plastike te fytyres.

Ajo erdhi ne dhome dhe nisi te me numeronte: Nese do te hash 30 mije leke ne dite, nese do te shkosh ne banje 20 mije, nese do te perdoresh telefonin celular 40 mije, nese do te te vendos masken e oksigjenit 20 mije. Nese je dakort me cmimet tund koken…

Une tunda koken. Per pak vjen doktoresha tha, ka dhe ajo ca pune.

Erdhi dhe doktoresha. Najada. E njoha nga vetullat, pa ia lexuar emrin ne bluze.

Ajo me mbertheu per gryke dhe me uleriste: nxirr 1 milione leke ketu, tani ne cast, prerje 10 mijeshe dhe 20 mijeshe, ndryshe do te infektoj me tuberkuloz, me fruth, me li dhe me leshmanjoze.

Zbraza gjithe xhepat e mundshem, nxora dhe nje 10 mije lekesh qe e kisha fut tek corapet, unazen qe kisha kujtim nga gjyshi partizan qe ia kishte rrembyer nje gjermani te vrare, varesen prej sermi me medaljonin me shqiponje, syzet Rei Ban fallso dhe prape pasi i llogaritem bashke me Najaden, me mungonin 967 mije leke.

Iu betova e sterbetova se do t’i gjeja me se s’ben dhe do ia plotesoja shumen, vetem te me sheronte. Aty ajo mblodhi vetullat dhe me pyeti: cfare te shqeteson, pse erdhe ketu, nga se ankohesh? Foooool!

I tromaksur me frymemarrjen qe me rendohej ne cdo moment i thashe me ze te mekur se me duket se me ka kapur koronavirusi.

Pasi me hodhi nje veshtrim gjithe perbuzje me tha: nuk je per ketu. Dhe duke pare si zhdukej ne xhepat e Najades unaza e gjyshit dhe varesja serma qe e kisha blere 12 mije leke nga nje arixhi, e degjova tek shtonte: do shkosh tek senatoriumi. Ulerimave te mia, te qarave, klithmave nuk ia vuri njeri veshin.

Me kapen me pahir dy punonjes te urgjences, aty pashe edhe Skender Brataj qe me nje kamxhik ne dore dhe me nje kapele ku S nga e qepura shkel e shko dukej si SS, jepte urdhera, qellonte ke te mundte, u bertiste pacienteve sidomos.

Nje xhahil i vertete. Me kete pamje ne sy, mberrita tek senatoriumi. E kuptova se ngado, ne cdo kat te tij, pashe mjeket dhe infermieret qe tentonin te hidhnin pacientet nga dritaret.

Ata mbaheshin fort pas kanatave, ndersa bluzat e bardha qe paguhen me taksat tona, mgjth une jam pa pune, i shtynin, i godisnin nga duart derisa i rrezonin poshte.

Aty prisnin pastruset me kova qe nisnin t’i mbushnin duke u mbledhur cfare u gjenin me vlere me vete. Ne maje te spitalit, pavaresisht se isha pa syze, e dallova menjehere qe ishte drejtori Kapisyzi qe drejtonte gjithe kete kasaphane.

Me futen ne nje dhome pa krevat dhe me lidhen tek tubi i ndryshkur i kaloriferit te kohes se Enverit. Nuk e dija me se cdo te ndodhte me mua.

Teksa po mendoja i trembur, nisin dhe vijne mjeke njeri pas tjetrit me pistoleta ne duar duke bere qitje ne drejtimin tim dhe njeri qe bertiste duke mbajtur shenim: tete, dhjete, dy here tek nenta.

Ata nuk kujdeseshin per ne pacientet qe vuanim, ata kerkonin te na vrisnin. Perdornin cdo lloj forme. Na hidhnin nga dritaret, na mbysnin me jasteke, na qellonin ne gjume, na hiqnin oksigjenin, na merrnin organet, na benin synet…

Si arrita te shpetoj dhe te tregoj kete histori rrenqethese? Krejt rastesisht njoha nje prej infermiereve me te cilin dikur kishim pasur enderr ta benim Shqiperine si Europa.

Ai me mori naten, duke me shenuar si te vdekur dhe ne krah te emrit me bisht te syrin pashe Kapisyzin qe shenoi 18 mije euro. Me futi ne morg dhe me peshperiti tek veshi “mos u ndjej”.

Ndenja sa ndenja rreth 1 ore e gjysem, u mpiva dhe nisa te kercisja qafen, kur ndjej kercitje dhe nga e majta dhe nga e djathta.

Me shpetuan dy pika nga poshte. Erresire e madhe. Sado qe hapja syte nuk shihja gje. Vetem ne vesh me vinin ca si jehona zerash.

Zemra gati po shkulej vendit. I mbylla syte fort dhe me te dy duart shtrengova kembet qe mos t’i leshoja te gjitha nga frika. Ndjeva qe e terhoqen barelen time. Pashe nje burre te shendoshe qe i kapte trupat me nje si cengel, i peshonte dhe pastaj i hidhte ne nje furre.

Aty jo vetem une, po dhe ata dy te tjeret si une, u cuam dhe ia futem vrapit neper kodrat e Saukut. Vetem Zoti na shpetoi nga mjeket xhahila, vrases, hajdute dhe te korruptuar…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALTRIN KETRO/ 60 punët e Edi Ramës, që Lulzim Basha nuk do t’i shohë!
Previous article DENIS DYRNJAJA/ Këtë që Rama po bën sot me dr. Najadën e ing.Luljetën, PD e ka patur në dorë ta bëjë për 8 vjet në opozitë

bora.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Yuri Kim shkëlqeu dhe foli shqip: “Votoni ndryshimin, dhe jo riciklimin e politikanëve që ju vodhën 30 vjet” Blog
April 14th, 2021

KRESHNIK SPAHIU/ Yuri Kim shkëlqeu dhe foli shqip: “Votoni ndryshimin, dhe jo riciklimin e politikanëve që ju vodhën 30 vjet”

SKËNDER MINXHOZI/ Na falni që ju vramë, do ju rrisim rrogat ama… Blog
April 13th, 2021

SKËNDER MINXHOZI/ Na falni që ju vramë, do ju rrisim rrogat ama…

ASTRIT PATOZI/ Kavaja ka ditur ta përqafojë gjithmonë e para ndryshimin Blog
April 12th, 2021

ASTRIT PATOZI/ Kavaja ka ditur ta përqafojë gjithmonë e para ndryshimin

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
DENIS DYRNJAJA/ Talebanët e Albcotrollit

DENIS DYRNJAJA/ Talebanët e Albcotrollit

Aktualitet Apr 8th, 2021
AUREL BORIÇI/ Me Belën… apo me Belanë! Blog

AUREL BORIÇI/ Me Belën… apo me Belanë!

Apr 8th, 2021
SPARTAK NGJELA/ Ka prova që në bllokimin e Rinasit ka marrë pjesë edhe Ilir Meta, priten arrestime Blog

SPARTAK NGJELA/ Ka prova që në bllokimin e Rinasit ka marrë pjesë edhe Ilir Meta, priten arrestime

Apr 10th, 2021
MERO BAZE/ Kriza e Rinasit reflekton “stresin” e Ilir Metës dhe Sali Berishës për 25 Prillin Blog

MERO BAZE/ Kriza e Rinasit reflekton “stresin” e Ilir Metës dhe Sali Berishës për 25 Prillin

Apr 7th, 2021
YLLI PATA/ Fshehja e dytë e Sali Berishës nga Basha: Ku ndryshon nga 2011-a Blog

YLLI PATA/ Fshehja e dytë e Sali Berishës nga Basha: Ku ndryshon nga 2011-a

Apr 12th, 2021
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k