• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 10th, 2026
  • HOME
EDMOND ARIZAJ/ Ça populli! Rrezikon jetën për një tufë lakra!
Home
Blog

EDMOND ARIZAJ/ Ça populli! Rrezikon jetën për një tufë lakra!

March 21st, 2020 F.autor Blog 0 comments

Oooo kryeministër, nuk bëhet me edukim e me lutje kjo punë, se nuk jemi aq popull i zgjuar sa c’thoshe ti dikur për të na bërë qejfin. Jemi popull budalla. Madje popull idiot. Që dalim grumbull grumbull për të blerë lakra e sallatë, qepë e sallator, e për të takuar e për të shkëmbyer dy fjalë me miqtë e kushërinjtë.

Jemi popull i trashë që na duket se ora 6-13, është për të bërë sullaco, e për të marre rreze Dielli, se në atë orë Koronavirusi merr pushim të mbledhë forcat.

Jemi popull pa tru, nuk reagojme fare nga cfarë shohim e cfarë dëgjojmë. Nuk përfitojmë nga koha që na dha situata në Itali. Po vdesin në Itali si mizat, ne i qeshim njëri-tjetrit në fytyrë duke u ngjitur në tarraca, duke u kapur dorë më dorë, duke u përqafuar kur dalim nga izolimi. Se prandaj është ai orari, të shmallemi me njëri- tjetrin. Popull komplet pa vetëdije.

A e dini se Bergamo ka qenë një ndër vendet me mjekësinë më fantastike, që edhe tani në pikën e fundit të fuqive, nuk lë askënd, të paktën pa i dhënë këshillë se si të marrë masat nëse është i sëmurë. Sado të mirë, të aftë, të përkushtuar të jenë mjekët tanë, nuk e kanë kurrë mbështetjen materiale, apo sasiore, apo infrastrukturën mbështetëse si Bergamo.

O popull i papërgjegjshëm. Po si rrezikon jetën për një tufë me qepë?! Mbylli njëherë sytë e mendoje veten 15 ditë me tuba e me askënd afër. E di qe nuk e beson se të duket e pamundur që kjo të ndodhë, se inteligjenca të arrin deri tek qepët dhe hudhrat.

Ooo kryeministër, nuk bëhet me lutje, nuk ka kohë as për edukim. Bëhet me dhunë. Një herë në tre ditë, dilte vetëm një person nga familja për ushqime në Wuhan. Kaq. Kjo ishte liria. Dhe ja ku e ke Wuhanin sot. Ja ku e ke dhe Italinë që vazhdon e bën vrap. Shpresojmë që të mos shohim po njësoj mendjemadhësinë angleze. Nëse duam të krahasohemi me Italinë dhe Anglinë…ata mund ta kenë privilegjin të jenë të papergjegjshëm, ne jo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MENTOR KIKIA/ Nuk është fundi i botës, mos u ngarkoni me thasë! Te hënën në mëngjes del buka e ngrohtë
Previous article SHPËTIM LUKU/ Të jesh vrasës i prindërve, miqve, komshinjve….!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k