• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
EDLIRA GJONI/ Prej 10 vitesh e sillni Bllokun në jug, me tangërllik, zhurmë, silikon, shampanjë, muzikë të shëmtuar që…
Home
Blog

EDLIRA GJONI/ Prej 10 vitesh e sillni Bllokun në jug, me tangërllik, zhurmë, silikon, shampanjë, muzikë të shëmtuar që…

July 9th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Edlira Gjoni

Shumë mllef për Dhërmiun e për Jugun sot. E ka bërë ashtu klientela e Havanës.

Kam një jetë që pushimet i njoh si sinonim të Jugut. Nuk e ndërroj shtëpinë e plazhin.

Thjesht mërzitem se prej 10 vitesh, e sillni Bllokun në Jug, e ankoheni për çmimet, sigurinë, sjelljen, kushtet, papajtueshmërinë tuaj me ç’ndodh aty.

E çfarë ndodh? Ajo që sillni vetë: llum social e mendor.

Nuk e di sa vite ka Havana që është hapur. Nuk kam shkelur kurrë aty. Nuk kam çuar dëm asnjë lek!

As në Drimadhes nuk shkoj, sikundër kam ndërprerë vajtjet në Jalë apo Llaman.

Me trishtim, kur mendoj se në 2008-ën, në 10 ditë plazh gushti në Llaman, ishim vetëm një grusht njerëzish, që donin mbi të gjitha, qetësinë.

Sot kjo është fjalë e huaj. Qetësia nuk njihet si term pushimi në mendjet e çuditshme Jug-shkuese.

Doni tangërllik, zhurmë, silikon, shampanjë, muzikë të shëmtuar që s’dëgjohet kund veç në plazhet ku veni ju, doni sherr, paradë e selfi ashtu kokë-bosh si jeni, edhe ankoheni të pataksur: E ka fajin Jugu!

Asnjë faj s’ka Jugu. Pasqyra juaj është.

Çfarë ndodh në kohë pushimesh, e keni transferuar ju vetë aty. Asnjë vendas nuk hyn te Havana.

Ju hyni. Ju që lëvizni grup: bashkë në Bllok, bashkë edhe në Jug!

Iu duket situata e shëmtuar në të gjitha elementet?

Nuk e ka fajin pasqyra! Jugun e bëni ju për këto dy muaj. Pjesën tjetër të vitit, është zonë pa ngjarje, si në çdo cep të harruar të Shqipërisë!

Më tremb një njeri që gjuajti në Havana, por ama, më shokon fakti që hyni turmë aty.

Është mënyrë “pushimi” që nuk shpjegohet dot. Logjika fikur!

Atë jetë lëvdoni, ato ngjarje do shihni: Degjenerim që juve ju duket “klas” në Drimadhes, Llaman e Jalë.

As mos hajdeni më hiç!

Na duhen pushues, jo specie të çuditshme tangërlliku e zhurme si klientela që shani vetë.

Jugu duhet për detin, ju e doni për të shitur mend.

Nder na bëni po u mërzitët shumë e nuk shkoni më! Nder!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GENC BURIMI/ Reformist apo konformist? Edi Rama, një vit nga mandati i dytë…
Previous article BARDHYL MAHMUTI/ Ju lumtë Granit e Xherdan, që i çmendët fare! I bëtë që të dyshojnë se vërtetë keni fjetur me gratë dhe nënat e tyre!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k