• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
EDISON YPI/ Arratisje
Home
Blog

EDISON YPI/ Arratisje

April 15th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Arratisuni nëpër Shqipëri.

Do shihni kodra të bukura dhe fusha të mbjella rrethuar nga korije si bizhu’ të jeshilta.

Do kaloni mes malesh të egër që do j’u kallin frikën këndshëm. Do bëni foto mbi liqere të kaltra ku në muzg pasqyrohet Luna. Do flisni me fshatarë që do na tregojnë halle me ndërlikime që s’i rrok mendja, por të vërteta.

Do kuvendoni me vejusha veshur me të zeza që do j’u tregojnë për burrat e vrarë për hiç gjë me një mijë mënyra. Do futeni në Kisha të vjetra me mure me myshk, rrethuar me qipariza dhe vorreza ku natën lëvizin fantazma.

Do hyni nëpër shtëpira ku, të përkulura me tabaka në dorë, gotën me dhallë do t’ua sjellin katundarka që buzëqeshin si Monaliza.

Do kuvëndoni me pleq me sy të thellë dhe rrudha veshur me xhaketa dhe kapele të vjetra që nuk duan ta dinë sa është ora. Duke ikur e duke fshirë lotët, jo me shami, me duar, do bindeni se arratisja nëpër Shqipëri është dehja më e magjishme.

Në veri do shihni shqiptarë të egër dhe të hapur që e kanë po aq të lehtë t’ju vrasin në çast, sa edhe t’ju bëjnë mik për kokë. Në jug do jenë më të butë dhe më të mbyllur. Por edhe jugorët, j’a do t’ju bëjnë mik për jetë, j’a do t’ju vrasin në vend.

Do kaloni nëpër fshatra të internuarish ku ka ende shpresë humbur fatet e të cilëve vazhdojnë të lëvizin më çmendurisht se gjethet e vjeshtës kur i merr era.

Në një lokal anës rrugës që quhet “Bar Kafe Hardhija” do hani kos që pritet me thikë. Mbi derën e një dyqani katundi do shihni një copë letër mbi të cilën është shkruar; “Ofrojmë matje tensioni”.

Pak më tutje do takoni një blektor që rrit buallica qumështin e të cilave e shet në Angli. Në një rruge që ju nuk e dini se ekziston, do ndesheni me disa të cilët kohën kur kanë qënë ushtar e mbajnë për periudhën më të ndritur të jetës, dhe me këtë mburren.

Gjatë kësaj arratisje nuk do më thoni të mos bërtas. Nga e bërtitura ime nuk mërzitet askush. Të bërtiturën e kam ngritur në Art.

Në fund ju do mburreni un do hesht. Harrojeni që ju të gënjeni, unë t’ju besoj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DIMITRI TRENIN/ Lufta e re e ftohtë po gatuhet në Siri
Previous article ALKET BRAHO/ Zuckerberg në Kongres, rasti si fitohen krizat përmes komunikimit

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k