• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
E vërteta e PD-së së Bashës, që mban në pushtet qeverinë e Edi Ramës
Home
Blog

E vërteta e PD-së së Bashës, që mban në pushtet qeverinë e Edi Ramës

May 28th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Skerdilajd Zaimi/ 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha ka postuar një status në Facebook përmes të cilit ka komentuar dhe mbrojtur protestën e tij të djeshme. Thelbin e saj, z. Basha e ka përmbledhur te fjalia:

“Atyre që bëjnë thirrje për dhunë dua t’u përgjigjem direkt: Partia Demokratike lindi dhe është forcë europiane. Ajo është parti e njerëve që besojnë tek liria, demokracia dhe vlerat europiane. Fuqia e saj janë njerëzit dhe vullneti i lirë i tyre dhe jo dhuna.

Edi Ramën dhe Fatmir Xhafajn i rrëzon e vërteta dhe jo dhuna. Dhuna nuk është zgjidhja, e vërteta është zgjidhja”.

E vërteta është zgjidhja. Mirëpo ka disa të vërteta për çështje të ndryshme. Një ndër to është edhe se z. Basha nuk respekton parimet e zgjedhjeve të lira brenda partisë së tij. E vërteta është se nuk nuk e dimë edhe sot e kësaj dite se çfarë është marrëveshja e majit 2017, se përse në asnjë çast, z. Basha nuk distancohet preh saj edhe pse mori kosto jo të vogla.

Ne nuk jemi në gjendje të kuptojmë se për cilat arsye PD-ja e tij nuk arriti në katër vitet e para të largonte një ministër të Brendshëm si Sajmir Tahiri të cilin gjoja e hetoi edhe për pajisjen përgjuese. Është e vërtetë se PD-ja katalizoi procesin e dekriminalizimit, se ajo pati rol në amendimin e paketës për reformën në drejtësi. Por asgjë nuk e ndan qëndrimin e saj nga interesa politike që pak kanë të bëjnë me interesin publik.

Por le të flasim për fuqinë e të vërtetës që sipas z. Basha mund të rrëzojë qeverinë e Edi Ramës. Ne dëgjojmë prej javësh tashmë zyrtarë të PD-së se ka disa video të tjera për ministra të qeverisë Rama. Video që përfliten në formë shantazhi, që as publikohen, as sqarohen se nga vijnë dhe as depozitohen në prokurori për t’u bërë pronë e interesit publik.

Cila është e vërteta e interesit të PD-së në këtë rast? Nëse ai është interesi publik, ajo nuk mund të sillet si qytetari dixhital i Sali Berishës. Që një forcë të kthehet në alternativë ajo duhet që të fitojë besimin e përgjithshëm se mund të administrojë disa të vërteta, jo si hipotekë shantazhi, por si mënyrë për pastrim. PD-ja e z. Basha nuk e ka këtë vullnet, përderisa degradon deri në pikën që bën kauzë pretendimet e një personazhi të dyshimtë si Albert Veliu, aka Babalja dhe përderisa është në aleancë fluide me pushtetin.

Vetë z. Basha nuk gënjen dot më me imazhin e një tribuni që gdhihet e ngryset me merakun për Shqipërinë.

Kjo nuk është një tendencë keqdashëse ndaj opozitës – nëse një gjë e tillë është PD-ja – është thjesht një perceptim mbi negativin e z. Basha i cili është autor dhe përgjegjës ekskluziv i likujdimit të besimit ndaj tij dhe forcës politike që drejton.

Përndryshe e drejta e tij për të thënë të vërtetën nuk mohohet, por këtë të vërtetë e di çdo qytetar. Ne e dimë pak a shumë se kush është Ogerta, Damiani, Fatmiri, Sajmiri, Edi, apo edhe sa vëllim cerebral ka Etilda. Çfarë i shton në kandar kësaj të vërtete z. Basha me të vetët? Asgjë, veçse na kujtojnë se ata janë aty në radhë për të zënë karriget. Dhe nëse kjo është alternativë, atëherë ajo tradhëtohet për fatin e keq tonin dhe të PD-së nga e vërteta e madhe e një “opozite” që po bën një plan biznesi më shumë sesa një program për të ardhmen. E vërteta e kësaj opozite është autodenoncim i saj dhe kompromentim i çdo pretendimi retorik.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kthehu po deshe natën në shtëpi, në këmbë, në Tiranë
Previous article PROFIL/ Historia tronditëse e Hendrik Jagodës, krahut të djathtë të Stalinit: Nga vrasjet e punët e pista, tek perversitetet seksuale

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k