• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
DRITAN BARDHI/ Konsulta boshe e presidentit të Republikës dhe absurditeti i Berishës e Nishanit
Home
Blog

DRITAN BARDHI/ Konsulta boshe e presidentit të Republikës dhe absurditeti i Berishës e Nishanit

February 16th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Procesi i bisedimeve me Greqinë, po nxjerr në pah disa zakone të vjetra të politikës shqiptare, ku si edhe më parë, nuk gjendet një minimum dakordësie për të zgjidhur një çështje që vetë e gatuam me duart tona gati 10 vjet më parë nga kuzhinier që sot janë thirrur për të dhënë recetën e tyre të menysë që nuk ka ujë deti ta kalojë poshtë.

Në një shfaqje thuajse teatrale dhe aspak institucionale Presidenti i Republikës, që në vitin 2010 deklaronte në atë kohë si bashkëkryetari i mazhorancës, se i kërkonte Edi Ramës që të hiqte dorë nga shantazhi për marrëveshjen e “detit”, ku sipas tij ajo ishte shumë korrekte. Ndonëse vendimi i Gjykatës Kushtetuese së atij viti provoi që si Berisha, Meta, Nishani dhe Basha e kishin llogaritur gabim rezultatin e saj marrëveshje.

Ndoshta sot Presidenti më i bindur se kurrë për qasjen institucionale mbi të cilën po shkohet drejt një marrëveshje të re, nuk sheh më problem përmbushjen e një pike të pasqyruar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, siç është pajisja me plotfuqishmëri, por ka në mendje dhe zemër, t’u kthejë borxhin shokëve te vjetër për të mos lënë qeverinë aktuale që të arrijë një marrëveshje më të mirë, pasi rrezikohen që të diskreditohen Berisha, Basha dhe Nishani në sytë e publikut.

I pari Berisha, që sot shikon nga marrëveshja e re e “Detit”, rënien përfundimisht poshtë të tezës së tij se vendimi i Gjykatës Kushtetuese u ndikua nga palë të treta, e di fort mirë që një marrëveshje e re do të nxjerr “cullak” siç thotë ai shpesh, por këtë herë vetë argumentin tij dhe do të provojë me kilometra katror humbjen që pësonte vendi nga ajo marrëveshje. Sot duket dhe më absurde që Berisha të japë mend për plotfuqishmërinë, kur vetë si Kryeministër, e anashkaloj Presidentin Bamir Topi në atë kohë për t’u pajisur prej tij me atë dokument.

I dyti Bujar Nishani, në vitin 2008 Ministër i Brendshëm me urdhër të Kryeministrit Berisha, shfuqizon ligjin “për kufijtë shtetëror” përfshi dhe ata detar të Shqipërisë, duke hequr vijën e drejtë bazë dhe të ujërat e brendshëm të vendit, për ta futur Shqipërinë në negociatën e parë të çarmatosur nga legjislacioni i brendshëm përballë palës tjetër.

Nuk do shumë mënd të kuptohet se, ekspertiza e këtyre dy ish presidentëve, nuk mund të sjellë gjë tjetër veç një kërkesë të Presidentit aktual Meta, (që siç duket po i përdor të gjithë këta, për mllefet e veta politike me Edi Ramën), për ti bërë palë në një diskutim që është asgjë më shumë sesa një praktikë normale pune.

Presidenti ka të drejtë të, njihet, informohet, konsultohet me Ministrinë e Jashtme apo me të gjitha institucionet e tjera kushtetuese për këtë çështje, por ama nuk mund të bëjë pis apo të paragjykojë një proces që nuk ka nisur ende. Por në vend që Presidenti të shprehte mbështetjen për këtë proces të nisur dhe të shihte me pozitivitet faktin që institucionet e vendit të tij ju drejtuan për pajisjen me plotfuqishmëri, si një dëshmi e një reflektimi të thellë nga gabimet e së shkuarës, u tregua i paduruar ta nxirrte publikisht lajmin që erdhi kjo shkresë e madje me një shpejtësi të rrufeshme Presidenca nxori me burimet e saj 3 “kërkesa” të Presidentit për lëshimin e saj, si dhe pak minuta më pas u paraqit plani i veprimit i cili përfshinte dhe takimet me të gjithë ish presidentët. Një skenar, sa i parë edhe qesharak!

Nga fundi i mbrëmjes, për çudi këto gjoja kërkesa të Presidentit i mbështeti fort dhe një eksponent i lartë i LSI-së, i njohur për kontributin e tij në sabotimin e reformës në drejtësi. Për fat të keq, aty ku rasti e donte që Presidenti të dilte mbi palët, po dëshmon që po bëhet palë, ose duke i dhënë dorën apo kthyer borxhin shokëve të vjetër, ose duke përdor taktika LSI-je për fee suksesi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BEN ANDONI/ Sistemi ynë do pjell gjithnjë “peshq të mëdhenj”
Previous article SKËNDER MINXHOZI/ Konsultat e Ilir Metës, kur kreu i shtetit fut kontrabandë nga penxherja opozitën

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k