• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
DOM GJERGJ META: Hendeku midis të pasurve dhe të varfërve…
Home
Blog

DOM GJERGJ META: Hendeku midis të pasurve dhe të varfërve…

December 20th, 2017 Redaktor2 Blog 0 comments

Ka një pyetje thelbësore që nuk e bën kush në këto kohë në Shqipëri ose që nuk bëhet publikisht së paku. Këtë pyetje duhet t’ia bëjnë vetes në rradhë të parë ata që qeverisin e më pas të gjithë ata që bëjnë politikë në përgjithësi. Cila është pyetja?

Si ka mundësi që çdo ditë e më shumë thellohet hendeku ndërmjet një grupi të vogël njerëzish që pasurohet gjithnjë e më shumë e një grupi tjetër shumë të madh që mbetet i varfër ose varfërohet gjithnjë e më shumë? Dhe si mund të dilet nga kjo situatë?

Sfida e madhe e varfërisë së shqiptarëve, sidomos ajo larg qëndrave, kjo po që duhet të na lërë të gjithëve pa gjumë. Kjo situatë, dhe vetëm kjo, ka sjellë që ndaj politikës dhe përpjekjeve të saj për të sjellë ligjshmërinë nëpërmjet reformës në drejtësi, të mbahet një qëndrim dyshues e mosbesues. Në fakt qoftë politika e qoftë diplomacia, që orvatet t’i vijë në ndihmë të parës, kam përshtypjen se kanë një perceptim të vakët të asaj çka ndodh në jetën e përditshme të shqiptarëve të varfër.

Këtë perceptim e kanë të vakët e pothuaj inekzistues edhe analistët që komentojnë aktualitetin nëpër studio televizive apo nëpër faqe gazetash.

Ja pse unë mendoj që shumë tema të aktualitetit, qoftë edhe tema me rëndësi, janë një lloj lënde dehëse apo një lloj zhurmuesi për të harruar apo mos dëgjuar situatën varfëruese dhe të varfër të pjesës më të madhe të shqiptarëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EDI JAKU: Ky dimër i vetmisë së madhe
Previous article ALTIN KETRO: 10 episode tragjikomike në Kuvendin e Shqipërisë

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k