• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
Do jua bëjmë ne vettingun, si muaj mjalti… në burg!
Home
Blog

Do jua bëjmë ne vettingun, si muaj mjalti… në burg!

June 12th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Anri Bala/ 

Furtuna e dizorientuar, duket se ka dalë fare nga “binarët”! Është egërsuar në atë pikë, sa të ngjason më shumë me një pelë të hazdisur, që po hungërin për hamshorin e saj… prej të cilit ndodhet vetëm dy rrugica larg, por që e ka rreptësisht të ndaluar ta takoi, nga dashuria që provon… për pushtetin. Ama, dikush t’ia shpjegoi zonjës, se nuk mund të tërheq burrat e botës për shpatulle, njësoj sikur “tërheq”… gratë e partisë!

Bipolariteti i Furtunës, nuk është ndonjë gjë e re, për ata që e kanë pranë! Madje, ata që e njohin mirë dhe prej vitesh, mund t’i dëgjosh të tallen korridoreve të partisë, sapo kujtohen, se një herë “zonjën e kryetarit të parë”, i’u desh ta përcillnin në ekzil, e mbuluar me çarçafë… në kohën e dëshpërimit të madh! Qysh pas asaj dite, zonja e parë nuk e mori më veten… nis të ulërasë e bërtasë me gishta në vesh, të lëshoi stilolapsa dhe blloqe fytyrës deputetëve të saj, çizme, miell e vezë, ndaj armiqve të burrit në Kuvend.

Në të vërtetë, nuk është njerëzore të tallesh me fatkeqësinë e tjetrit, por unë me qëllimin tim të mirë, nuk po kërkoj gjë tjetër, veçse t’i ndihmoj, duke i ngushëlluar, që fatkeqësia e tyre… mos të bëhet fati i jonë!

Nuk mundem kurrësesi ta harroj, kur kishte marrë gjithë arsenalin, që mund të fshihej në brekë, për të sulmuar me pisllikun e vendit ku i kishin futur, prokuroren, zonjën Arta Marku, për të mbrojtur e rikthyer prokurorinë e zonjëzuar, Adriatik Llalla. “Prokurori i zonjëzuar”, e quajta të tillë, sepse andej nga e kam origjinën, të gjithë burrat që u rrinë “peqe-lepe” zotërve të tyre, të parët e mi, i quajnë… zonjëza.

Sot, Furtuna do të lumturohet, se fati po e ndrit në penxheret e Lalëzit, sepse as më pak dhe as më shumë se Tiku, nuk ka vjedhur, e kur Tiku, as që do t’ia dijë për vetting, , Moni dhe Liku, as me dylbi nuk në horizontin e largët nuk e shikojëni togën e drejtësisë së porositur.

A thua, fatkeqësia e juaj, po kthehet në fatmirësi, e gëzimi i juaj, do jetë fatkeqësi për ne?!

Gëzoju… sepse tashmë “viti zero” i vjedhjes dhe i grabitjes… filloi! Gëzoju… sepse Tiku ishte një ogur i mirë për ty, si një test i dhimbshëm për ne, se ju kurrë nuk do të ndëshkoheni. Për këtë, profesori im Agron, duhet të ngrihet vetë populli, jo i udhëhequr nga hajdutët e “vitit zero”. Për këtë duhet të ngrihet, për të vënë drejtësinë në emër të tij, që tashmë po shkelet edhe më rëndë, me këmbën e hekurt të krimit të pandëshkuar.

Tani jam i bindur, se nuk do ketë ndëshkim nga zoti, që fatin i’a keni vjedhur, por ndëshkim do ketë dhe atëherë, kur as nuk do ta keni pandehur… nga ato që sot u zhgënjyen, të fryrë me gënjeshtra teknikisht të përsosura, për t’i shpëtuar çdo furtune, në emër të ligjit.

Jam i ri dhe e di se dashuria qe ke, keni, kanë, ti, ju dhe ato maskarenj, që duan të na e hedhin, do pjellë një urrejtje shumë herë më të madhe dhe vjen një ditë, që “haka” shkon tek i zoti dhe i zoti i “hakës” jemi ne, që duam të marrim hak!

Gëzoni maskarenj! Do jua bëjmë ne populli vettingun, si muaj mjalti… në burg! Dita e e durimit… po mbaron!/Ekskluzive.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Absurdi/ T’iu japësh lekët tona, TV-ve që përdoren për shantazh nga pronarët!
Previous article ENKEL DEMI/ Kolonia ndëshkimore ndaj RTSH-së e drejtorit të MAPO-s

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k