• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
DITMIR BUSHATI/ “Shqiptarët janë evropianë me frymë dhe veprim”
Home
Blog

DITMIR BUSHATI/ “Shqiptarët janë evropianë me frymë dhe veprim”

May 25th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Zgjedhjet e së dielës për Parlamentin Evropian ofrojnë një mundësi të jashtëzakonshme për bashkëkombasit tanë në Itali dhe Greqi për të mbështetur kandidatët shqiptarë si përfaqësues të ardhshëm në Parlamentin Europian.

Mbi 200 mijë shqiptarë në Greqi gëzojnë të drejtën për të votuar.

Komuniteti shqiptar ka shansin historik që neser të mbështes Eda Gemin që kandidon me partinë Lëvizjen për Ndryshim (ish-PASOK); Ermela Janan që kandidon me partinë Potami; dhe rreth 30 kandidatët shqiptarë që janë përfshirë në garën vendore e rajonale në Greqi.

Mbi 150 mijë shqiptarë në Itali gëzojnë të drejtën për të votuar. Gerarta Ballo është e vetmja shqiptare kandidate për në Parlamentin Europian.

Ajo është kandidate e Partisë Demokratike në Jugun e Italisë. Ndërkohë rreth 160 kandidatë shqiptarë, që rrokin të gjithë spektrin politik italian, janë përfshirë në garën administrative në Itali.

Nuk besoj se sot ka ndonjë familje shqiptare që nuk ka një të afërm që jeton, punon apo studion jashtë shtetit. Ndaj jam besimplotë se nesër në Itali dhe Greqi shqiptarët do të ushtrojnë të drejtën e tyre në funksion të përfaqësimit sa më të mirë me burra dhe gra të sukseshme që vijnë nga radhët e tyre.

 Si shqiptarë të nderuar ata gjithashtu janë edhe promotoret më te mirë të Shqipërisë Europiane si dhe dëshmi e gjallë e faktit se shqiptarë janë europianë në frymë e veprim. 

 

Secili prej tyre përbën histori suksesi në Itali dhe Greqi duke mos harruar për asnjë çast fjalët e Faik Konicës: “Përgjegjësia jonë ndaj vendit është e pamohueshme: do vuajmë me vuajtjet e Shqipërisë, do gëzojmë me gëzimet e saj”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKËNDER MINXHOZI/ Sinqeriteti politik i Ilir Metës nuk e zgjidh dot krizën
Previous article SKËNDER MINXHOZI/ Sinqeriteti politik i Ilir Metës nuk e zgjidh dot krizën

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k