• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 9th, 2026
  • HOME
DIK DACI/ Kur patriotizmi zëvendësohet me diplomaci
Home
Blog

DIK DACI/ Kur patriotizmi zëvendësohet me diplomaci

August 16th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Dik Daci
Kur patriotizmi zëvendësohet me diplomaci…

Kohëve të fundit hullisë së shtypit mediatik i është çelur punë mbi të ardhmen e Kosovës.

Kaq dilematike nuk ka qenë edhe ne kohë lufte. Por, siç duket janë të shumtë faktorët dhe arsyet pse jetojmë në një amulli të tillë diplomatike.

E para, komuniteti politik kosovar ende nuk po gjen një gjuhë komunikimi mes veti dhe pasandaj me një kërkesë e qëllim të qartë me fqinjin e saj, Serbinë.

E dyta, duke ditur se nga çdo lloj marrëvesheje Serbia del e fituar, po përdor gjithë arsenalin e mundshëm diplomatik për të përfituar padrejtësisht nga çdo marrëveshje. Kësaj situate të rënduar duket sikur i çeli krye presidenti dhe njëkohësisht udhëheqësi kryenegociator i Kosovës H. Thaçi me deklaratën e tij për “korrigjim kufijnsh”.

Ky hutim i opinionit publik, mediatik, BE dhe më gjërë iu shtua dhe ambiguiteti amerikan që në heshtje mirpret çdo kompromis të përbashkët mes serbëve dhe kosovarëve.

Korrigjimi i kufijnve solli një reagim të madh në të gjitha qarqet politike kosovare duke deryruar Thaçin të zbusë deklaratën e tij dhe në të njëjtën kohë duke u zotuar për të bërë çështë e mundur të arrihet kjo marrëveshje.

Ndër të tjera, si një politikan me eksperiencë tha se do përdorim të gjithë mekanizmat e nevojshme edhe ndryshimin e kushtetutës. Po çfarë ndodh po të ndryshohet kushtetuta e Kosovës?!

Neni 1 pika 3, ” Republika e Kosovës nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti dhe nuk do të kërkojë të bashkohet me asnjë shtet ose pjesë të ndonjë shteti”.

Ndryshimi i kësaj dispozite ligjore kushtetuese natyrshëm lind dhe legjitimon bashkimin kombëtar mes Kosovës dhe Shqipërisë. Por, a janë serbët dhe komuniteti ndërkombëtar të përgatitur për këtë kuti pandore, kjo ende nuk dihet. Ndërkohë pezull qëndrojnë preshevarët, mitrovica veriore dhe komunat përreth. Gjithçka është e paqartë me fatin e tyre, veçse qartësisë dhe vullnetit të dyja palëve për t’i dhënë fund një herë e mirë armiqësive shekullore. Siç duket, ka ardhur koha që palët të pranojnë një fund të “dhimbshëm” sesa një dhimbje pafund!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RAMI MEMUSHAJ/ Himara pjesë e Kaonisë, grekë e romakë flasin për përkatësinë ilire
Previous article ENVER BYTYÇI/ Presidenti i Kosovës, kamikaz në dy kuptime

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k