• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
DHURATA TARIFA: Do të na mungosh shumë Gimi ynë i dashur!
Home
Blog

DHURATA TARIFA: Do të na mungosh shumë Gimi ynë i dashur!

December 30th, 2017 Redaktor2 Blog 0 comments

Nuk e kisha menduar që do të isha në një moment të tillë. Të flisja për mikun më të mirë me një trishtim kaq të madh.

Por profesor Agim Sallaku nuk ëhstë vetëm miku im, dhe për këtë ndjehem krenare dhe e fortë.

Ai është drejtuesi i një institucioni që kalon përmes dhimbjes e vdekjes çdo ditë dhe që çdo ditë në mësoi si të sfidojmë dhimbjen, si të sfidojmë vdekjen dhe si ta shdnërrojmë këtë institucion në shërbim të jetës. Unë kam qenë me ty prof Sallaku kur këto dy të parat (dhimbja dhe vdekja) ishin kryesisht pjesë e punës sonë në hapat tona të para. Dhe unë jam përsëri me ty por tashmë edhe me shumë të tjerë, kolegë, pacientë, miq. Studentë, mjekë të rinj por edhe të vjetër ku ti na mësove dhe u përkushtove që këtë shërbimn ta bëjmë shërbimin e jetës dhe cilësisë së saj.

Agim Sallaku, profesori i disa brezave onkologësh që me vizionin dhe dashurinë për profesionin tashmë ka hedhur themelet e sigurta të zhvillimit të suksesshëm të onkologjisë jo vetëm në QSU por në të gjithë Shqipërinë, ai që kontribuoi që ky specialitet mjekësor të dalë nga errësira e vetimisë së kancerit dhe të bëhet një prej specialisteteve mjekësore më sfidues e të kërkuar për mjekët e rinj. Dhe për këtë janë jo vetëm studentët tuaj mirënjohës por edhe Fakulteti ynë i Mjekësisë.

Agim Sallaku është kolegu ynë i dashur i cili na mësoi në shqip multidisplinaritetin, që jo vetëm me forcën e drejtuesit por edhe të mikut profesional insistoi për të dnryshuar qasjen ndaj sëmundjeve tumorale. Ne do të na mungojë një lider si ju.

Agim Sallaku është mjeku specialist radioterapist i cili realizoi për herë të parë në Shqipëri jo vetëm ëndrrën e tij individuale por edhe atë të qinsra mjekëve e mijëra pacientëvepër radioterapinë me akselerator linear. Për një profesion dinjitoz dhe mjekim dinjitoz. Mirënjohja e tyre do të jetë gjithmonë për ju.

Është themeluesi i qendrës Rajder duke krijuar mundësi ehde për ata që janë në momentet e fundit të jetës shkojnë me dinjitet dhe duke ideuar e projektuar në këtë mënyrë kujdesin paliativ të së ardhmes.

Agim Sallaku ëhstë drejtuesi dhe organizatori i konferencave shkencore onkologjike jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë saj. Marrëdhënie e tij me kolegë onkologë dhe drejtues të strukturave lider onkologjike si EDMO, IAEA, etj ka sjellë në konferencat tona eksperienca që na kanë dhënë guximin për të provuar e ecur përpara. Për këtë do të na mungosh…

Është e vështirë të ndërpres fjalën tim në këtë lamtumirë të fundit sepse më duket sikur kështu do të qëndorjmë edhe së bashku. Ti do të na mungosh shumë në mëngjeset tona, në strategjitë tona ndaj pacientëve, në festat tona dhe gëzimet tona.

Por ne do të numërojmë buzëqeshjet e tua në vend të lotëve dhe trishtimit që kemi për ty, do të përmendim kurajon tënde në vend të frikës tonë pa ty dhe do të ecim përpara në rrugën drejt onkologjisë moderne.

I paharruar qoftë kujti Yt!

Do të na mungosh shumë Gimi ynë i dashur!

*Fjala e mbajtur në ceremoninë e varrimit të doktor Agim Sallakut, nga mjekja onkologe Dhurata Tarifa

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ILIRJAN BLLOSHMI: Historia e Sokol Olldashit dhe Lulzim Bashës me polic Gëzimin
Previous article ENVER ROBELLI: Tre kalorës të apokalipsit dhe një "urim" për Vitin e Ri nga Washingtoni

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k