• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
DER SPIEGEL/ Gjuetia për thesarin e Mesdheut
Home
Blog

DER SPIEGEL/ Gjuetia për thesarin e Mesdheut

February 20th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Revista gjermane “Der Spiegel” botoi një artikull mbi fushat e gazit me titull “Gjuetia për thesarin e Mesdheut”.

Sipas saj, Mesdheu ka rezerva të mëdha gazi dhe shumë vende duan ta shfrytëzojnë këtë pasuri.  Ajo çka vihet re ëshë një përshkallëzim i konfliktit mes Izraelit dhe Libanit dhe Turqisë e Qipros.

Edhe në Konferencën e Sigurisë në Mynih, fokusi ka qenë Mesdheu. Dhe arsyeja ka qenë gazi natyror. Që nga fillimi i muajit situata mes vendeve që prekin Mesdheun ka eskaluar vë në dukje “Der Spiegel”.

Në jug të portit qipriot të Larnakas është një thesar i madh me gaz. Sipas qeverisë qipriote, anijet turke penguan të premten e javës së kaluar kompaninë italiane ENI të niste eksplorimet.

Sfondi i këtij operacioni bllokues është konflikti që mban për dekada të tëra në gjendje lufte ishullin e tretë më të madh në Detin Mesdhe, shkruan Dita. Ankaraja është e mendimit se kërkimi për materialet e papërpunuara, pa pëlqimin e turqve qipriotë përçmon të drejtat e tyre.

BE nga ana e saj ka kritikuar bllokimin e kërkimeve dhe paralajmëroi se Turqia duhet të respektojë sovranitetin territorial të Qipros si anëtar të BE-së.

Ministria e Jashtme italiane tha se priste gjetjen e një zgjidhje të përbashkët në përputhje me të drejtën ndërkombëtare,  interesat e EMI, vendeve të rajonit dhe  dy komuniteteve qipriote. Por megjithatë aktualisht  nuk duket të ketë kompromis.

E vetmja shpresë mbetet Blloku 12, i ashtuquajtur “Venus”, i cili  kufizohet me  zonat ekskluzive ekonomike të dakordësuara vite më parë me Egjiptin, Izraelin dhe Libanin. Dy shtetet kanë rritur armiqësinë për shkak të rezervave të gazit dhe veprimeve të qeverisë izraelite, e cila në mënyrë aktive promovon kërkimin e gazit.

Për pesë vjet janë shfrytëzuar 282 miliardë metër kub të depozitës “Tamara”, e cila është rreth 80 km nga porti i Haifas. Vitin e ardhshëm pritet të hulumtohen 621 miliardë metra kub gaz në “Leviathan”. Tani polemikat kanë shpërthyer për një zonë prej 1,742 km katrore, e  cila pretendohet nga të dy vendet.

Ministri i jashtëm izraelit, A. Lieberman paralajmëroi në fund të janarit, kompanitë ndërkombëtare të mos marrin pjesë në kërkimin dhe shfrytëzimin e zonës sepse do të ishte “gabim”, duke nënkuptuar italianen ENI, Total-in francez dhe Novatek të Rusisë.

Sekretari amerikan, Rex Tillerson, u përpoq të ndërmjetësojë midis pozitës libaneze dhe izraelite, por u largua pa efekt i gjatë një vizite të enjten në Bejrut.

Pastaj shtrohet pyetja se si Qiproja dhe Izraeli do të jetë në gjendje në të ardhmen të eksportojnë gaz. Në diskutim është ngritja e një tubacioni nga Izraeli nëpërmjet Qipros dhe Greqisë për të përfunduar në Itali.

Por projekti është konsideruar mjaft jorealistepër shkak të kostos së lartë, situatës gjeopolitike dhe sfidave teknike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ENKEL DEMI/ Po ju firmos Vorio Epirin, nuk ka hallin e Kosovës
Previous article KAY-ALEXANDER SCHOLZ/ CDU me sekretare të re, Merkel zgjedh të besuerën e saj

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k