• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
DENIS DYRNJAJA/ Ju flet Basha përmes Moskës!
Home
Blog

DENIS DYRNJAJA/ Ju flet Basha përmes Moskës!

February 23rd, 2019 F.autor Blog 0 comments

Kjo intervista e Lulzim Bashës për Russia Today në rastin më të mirë është një naivitet politik, në rastin më të keq nënkupton se fijet me Moskën qenkan lidhur fort.

Russia Today është investim tërësisht i qeverisë ruse për të ushtruar ndikimin dhe politikat e Moskës.

RT është krijuar për të krijuar influencë në vende dhe rajone të botës ku Rusia është e interesuar, sikurse është edhe Ballkani.

Kjo po arrihet nëpërmjet disa mënyrave, përmes financimeve sekrete për subjekte politike, përmes ndikimit me skenarë destabilizues dhe nëpërmjet propagandës mediatike. 

Për fat të keq situata aktuale në Shqipëri, Malin e zi dhe Serbi përkon me interesat ruse për destabilizim nën petkun e demokracisë duke u kapur në shkaqe reale sikurse është korrupsioni, zgjedhjet apo autokracia që realisht lulëzojnë dhe legjitimojnë pretendimet që përcillen periodikisht nga RT apo Sputnik nëpërmjet faktorësh politik që duhet të promovohen. 

Se çfarë interesi ka Basha të dërgojë mesazhin politik në Russia Today ai e di.

 Do ishte legjitim çdo mesazh dhënë në çdo media perëndimore BBC, Routers, AFP, DW, Rai apo mediat amerikane, por për një agjenci ruse të kontrolluar nga Kremlini duket pak çuditshme.

 Të shpresojmë se është thjeshtë një naivitet. 

Ndryshe, siguria kombëtare nuk është edhe aq e sigurt tashmë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Murrizi dhe tragjikomedia e vrasjes së PD
Previous article ELISA SPIROPALI/ Sala, Luli, Myslymi dhe tragjikomedia e Partisë Demokratike, (ah po, edhe Monika) ose rënia e një busti në ditën e rrëzimit të një monumenti

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k