• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
DELINA MALAJ/ Unë po ia dal! Po ti?
Home
Blog

DELINA MALAJ/ Unë po ia dal! Po ti?

April 13th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Çdo të thotë “t’ia dalësh” në këto ditë? A po regreson apo progreson? Apo të duket sikur koha ka ndaluar dhe ti bashkë me të…

Sa herë ke menduar se ky ishte ndëshkim dhe sa herë e ke gjet veten në kahun e kundërt, që kjo ishte ajo që prisje prej kohësh dhe nuk e kishe kuptuar akoma…

Mendon se ky është një fillim fundi apo është një mundësi që po të jepet për ta nis dhe njëherë, por këtë herë ndryshe…

A mundemi ne të zgjedhim mënyrën si do e shohim gotën, gjysmë bosh apo gjysmë plot? Apo gota po zgjedh mënyrën se si do që të shihet?!

Unë po ia dal! Po funksionojë normalisht, po ndjek një rutinë që e krijova vet, ndryshe nga çdo kush Qw njoh apo shoh. Çdo ditë me duket vizualisht si dje por emocionalisht ndryshe. Kam gjëra peng që nuk i bëra, kam dhe skenarin se si mund t’i bëja ndryshe. Po mendojë ça do ndodh nesër, por kësaj here jo me siguri siç bëja.

Po punoj, por më shumë me veten dhe për veten, sesa për pozicionin e punës ku isha. Atë pozicion që kurrë se kisha kuptuar sa pak rëndësi kishte dhe sa pa vlerë, apo sa vlerë paska pasur por prapë nuk ia dija vlerën. Gjithsesi po punoj dhe jam produktive.

Po njoh veten në dimensione që nuk mendoja se ishin brenda meje por që qenkan dhe shumë të forta madje. Po mësojë të dua ato që kam dhe jo ato që mund të kisha! Po mendoj! Kisha kohë pa menduar nën hijen e reflektimit dhe jo të realitetit i cili më ekspozonte intensivisht para stimujve aq të larmishëm sa me çorganizonte dhe ato pak mendime stoike të krijuara, të cilat vërtiteshin rreth një trajektore 360 gradë. Jam produktive, e ndjejë!

Jam e sigurt që po hedh një bazë shumë të rëndësishme në personalitetin tim, e cila mungonte. Për mua është regres në formë por progres në thelb. Për mua koha nuk ka stopuar, përkundrazi, po ecën më shpejt se kurrë!

Po ndëshkohesh? Edhe unë! Por po ndëshkohem duke kuptuar që kjo është ajo që prisja prej kohësh. Lufta brenda meje nuk është e thjeshtë, madje ndoshta ndër më të vështirat që kam kaluar. Tani gjendem në zgjedhje akoma më të vështira, të zgjedh çfarë të mendojë.

Dhe kohën që më parë përdorja si justifikim për zgjedhjet e mija, tani e kam armik. Po më jep mundësin të zgjedh çfarë të mendoj dhe po më bën të kuptojë që zgjedhjet e mija nuk vareshin nga koha, por nga një prirje e brendshme e cila kërkonte të hiqte përgjegjësit nga vetja dhe t’ia atribuonte faktorëve të jashtëm. Po vendos në peshore dhe po kuptoj që nuk po ndëshkohem, përkundrazi, po me jepet mundësia të vendos edhe njëherë çfarë të mendojë dhe si ta mendojë. Po kthehem pas dhe po kuptoj që çfarë po bëja deri tani nuk përputhej me “planet” e mija të fëmijërisë.

Po mbijetoja në një realitet që më zgjodhi dhe jo një realitet qe do kisha zgjedhur për te jetuar. Po më jepet mundësia të modifikojë skenarin e fëmijërisë dhe të imagjinojë të ardhmen time, ashtu si bëja kur isha fëmijë, por këtë herë në mënyrë konkrete dhe jo abstrakte. Për mua është ndëshkim, ndëshkim pozitiv! Për mua nuk është një fillim fundi por një mundësi për të shfrytëzuar!

“Më jepni mua një dhimbje dhe unë do t’ju jap një kryevepër”, dhe kryevepra e Dostojevskit është pikërisht shprehja që përdor. Cila është kryevepra ime? Nis nga me modestet , një buzëqeshje, një mendim pozitiv, një shprehje dashurie, një libër i lexuar, një film i parë, një pasion i fshehur, një analizë sipërfaqësore detajesh, deri te më e komplikuara, të kuptuarit që asgjë nuk është e përjetshme! Dhe të kuptojë që asgjë nuk është e përjetshme me rikthen te ato që në fillim i quajta modeste, t’i shoh si modeste por këtë herë me një shije tjetër.
Unë po ia dal! Po ti?

Më kthe përgjigje pasi të zbulosh kryeveprën tënde!

*Delina Mala ushtron profesionin si psikologe klinike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Sikur të besonim një plan opozitar për epideminë
Previous article JULIANA MEMAJ/ THËRRIMJA

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k