• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
DANJELA BONOLLARI/ Shënimet e një nëne shqiptare në Gjermani: Kopsht dhe Facebook
Home
Blog

DANJELA BONOLLARI/ Shënimet e një nëne shqiptare në Gjermani: Kopsht dhe Facebook

November 2nd, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Danjela Bonollari/

“Të lutem zonjë, mos bëni foto këtu”. Zëri i edukatores gjermane më mpiu.

“Po fotografoj vajzën time në kopësht”, i thashë ndërsa ajo e shqetësuar u afrua të shohë imazhin. Pasi verejti që fëmijët e tjerë nuk ishin në foto shtoi: “Fotografimi i fëmijëve në kopësht e shkolla është i ndaluar. Prindërit e fëmijëve kanë firmosur që nuk dëshirojnë që fotot e tyre të ekspozohen me shokë e shoqe në foton tuaj apo të të tjerëve. Vetëm në rast se ata ju njohin. Përderisa është dita e parë e kopshtit, kuptohet që ju nuk njiheni me ta. Në muajt në vijim do kemi takime me prindër që ju të njiheni mes jush”, shtoi edukatorja pasi më lexoi mërzinë në sy.

Mandej duke ulur tonin miqësisht më merr për dore e më çon në një dhomë zhveshjeje ku ndodhej çanta e saj. “Shiko, tha, këtu kam celularin. Nuk mund ta përdor gjatë orëve të punës. Mund të vij t’i hedh një sy një herë në 2 orë mos kam ndonjë thirrje urgjente, por vetëm kaq”.

I dhashë të drejtë, por ku ta dinte ajo se unë vija nga vendi “vdes të krenohem me fëmijën tim në Facebook”. Vij nga vendi ku fëmijët pasi i fotografojmë për kujtim me emrin e shkollës, çerdhes apo kopshtit sipër kokës, pa një e pa dy e hedhim në rrjete sociale Facebook e Instagram.

“Nëse fotoja hidhet në rrjete sociale mund të përdoret për 1 mijë e 1 arsye të ndryshme nga persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore”, më pret fillin e mendimeve edukatorja.

“E di, i them, po si ia bëni kur vjen kryebashkiaku apo një politikan në kopësht dhe dëshiron të bëjë foto me fëmijët?”

Asaj i ngriu buzeqeshja në fytyrë dhe kundërshtoi: “Kjo nuk ndodh kurrë, aq më pak me fëmijët brenda institucioneve shtetërore”.

Nuk mora guximin t’i shpjegoja vitrinën me foto fëmijësh në rrjete sociale të kryeministrit, ish-kryeministrave, kryebashkiakut e ish-kryebashkiakëve, politikanëve, drejtorave shqiptarë etj etj. Do i dukej çmenduri, budallallëk apo nëse i rrëfeja sesi fëmijët merren në mitingje apo fushata elektorale për qëllime politike. Do e mendonte Shqipërine tonë të vogël europiane si një vend të botës së tretë.
Por edukatorja kishte ende këshilla që i buronin kaq lirshëm nga goja.

“Nëse ka një aktivitet kulturor apo sportiv në kopshtin tonë dhe televizionet janë të interesuara të filmojnë atëherë duhet leja juaj zonjë. Një firmë nëse ke dëshire që fëmija të dalë atë ditë në tv. Gjithçka me mirëkuptim”.

U binda por doja më tepër dhe hyra në rrjetet sociale që unë menaxhoj. Futa për kërkim në Facebook emrin e shkollës dhe kopshtit të fëmijëve të mi. Asnjë e dhënë. Jo vetëm që institucionet përkatëse nuk kishin Facebook, Instagram as që bëhet fjalë, por as edhe një foto e taguar me këtë emër.

M’u kujtua iniciativa e shumë kolegeve të mia gazetare që e kanë ngritur problemin e ekspozimit të fëmijëve në publik nga politika, por ende asnjë ndërgjegjësim zyrtar.

Në rrjetet sociale gëlon moria e fotografive që publikohen qëllimisht nga kopshte, çerdhe, shkolla private apo publike. Fëmijë që buzëqeshin e luajnë pa e ditur se do të jenë të ekspozuar para miliona përdoruesve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPARTAK NGJELA/ Ç'është ky turp që ka pllakosur këtë shoqëri nga ky shtet?
Previous article ENVER ROBELLI/ Khas­hog­gi apo Hashikxhij? Historia e një klani lugëbërësish me afera dhe lidhja shqiptare

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k