• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
DANIEL GUÇE/ Mundësitë e reja për sipërmarrjet Shqiptare
Home
Blog

DANIEL GUÇE/ Mundësitë e reja për sipërmarrjet Shqiptare

February 20th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Disa ditë më parë INSTAT publikoi shifrat me trendin rënës persa i perket numrit të popullsisë. Kjo është një rrethanë, e cila tregon së është koha që sipërmarrjet shqiptare të  kërkojnë tregje të  reja duke marre parasysh që fuqia blerëse konsumatore po reduktohet referuar shifrave në rënie të popullatës , por edhe rritjes së konkurentëve në tregun e brendshëm.

Marrëveshjet e tregtisë së lirë shfrytëzohen pothuajse në kuotat minimale  përjashtuar BE dhe Truqine ku eksportet janë gjithmonë në rritje. Skemat e granteve qeveritare në përmbushjen e standarteve të produktit por edhe rritjes se eksportit janë cdo vit në rritje, kryesisht në mbështetjen e sektorëve të bujqësise dhe turizmit.

Aksesi i informacionit për mundësinë e partneritetit nëpërmjet platformave të ndryshme mundësuar nga BE apo partner të tjerë janë prezent në funksion të ndërkombëtarizimit dhe rrjetëzimit të sipërmarrjeve shqiptare. Gjithsesi nuk duhet të harrojmë faktin që dinamika e popullsisë shqiptare me trend në rënie, natyrisht që përbën shqetësim, por për sipërmarrjet duhet parë dhe në këndvështrimin e një mundësie për t’i bërë ato më konkurruese me qëllim që të gjejnë tregje të reja .

Furnizimi me lëndë të parë dhe fuqia blerëse nuk  mund te diktohen më nga kapacitetet e vendit por sipërmarrjet duhet të fillojnë planfikimin për pjesëmarrje më proaktive në tregjet rajonale (CEFTA) apo ndërkombëtare në përmbushje të dy komponentëve të mësipërm.

Vetë procesi i integrimit në BE, dikton dhe do të diktojë përmbushjen e standardit të produktit në nivelin e Komunitetit Europian, prandaj sipërmarrjet shqiptare duhet të gjenden të përgatitura për të mos u asfiksuar nga rregullat e reja që do të diktoje ky treg. Të flasësh për një  proces ndërkombëtarizimi të sipërmarrjeve shqiptare tashmë nuk është me utopi pasi ‘Made in Albania’, është një markë që meriton besim dhe që ofron cilësi të jashtëzakonshme.

Orientimi, mentorimi dhe këshillimi duhet të rritet nga vetë përfaqesitë e biznesit ( shoqata, dhoma tregtie,etj) në paraqitjen dhe menaxhimin e sfidave. Dinamika e popullatës shqiptare është një sfidë reale, por nën këndvështrimin dhe analizën e duhur, mund të shihet dhe të përdoret si një mundësi për  sipermarrjet tona, që të jenë më  konkuruese dhe te qëndrueshme përballë sfidave të çdo lloj natyre dhe në kërkim të tregjeve të reja.

Për të finalizuar mesazhin që dua të përcjell, më së miri më vjen në ndihmë shprehja e  Jimmy Dean:-  “Nuk mund të ndryshoj drejtimin e erës, por mund të drejtoj velat e mia në mënyrën e duhur, për të arritur destinacionin e dëshiruar”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Manuali i sekreteve seksuale i vitit 1720, ka dy shekuj që ndalohet
Previous article BE kundër Facebook dhe Twitter

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k